Albania

Lista e kandidatëve të PD-së, kokoshi një thelë!

Në SHQUP për fitore,

po tregon filxhani,

meqë janë kthyer,

Ruli dhe Nishani!

Ruli dhe Nishani,

Marku dhe Besniku,

dhe kjo tani quhet,

hapje-o lum miku!

Në PD lumenjtë,

tani kanë vërshuar,

se mbi 2000 veta,

janë propozuar!

Nga këta Dy mijë,

drejt nga baza vetë,

këta do të zgjedhin,

vetëm Nëntëdhjetë!

Vetëm Nëntëdhjetë,

në balancë të zigjit,

se ka Pesëdhjetë,

Basha sipas ligjit!

Komisioni Ruli,

them është fare kot,

se 50 mandate,

PD-ë s’i merr dot!

Yje mund të gjejnë,

Nishani dhe Ruli,

po pjesën fituese,

e ka në dorë Luli!

Problem më të madh,

ka me kandidatët,

se shumë vende duan,

edhe aleatët!

Nëse opozita,

del me listë unike,

s’ka shumë hapësirë,

  1. Demokratike!

Ndaj nga SHQUPI vjen,

si me vaj muzika,

Njëzet të sigurtë,

do t’i dojë Monika!

Dhe gjithë të tjerët,

me mënde-pa mënde,

i duan në lista,

të paktën dhjetë vende!

Me ligjin e ri,

të sapo kaluar,

një listë unike,

është e detyruar!

Nëse veç një listë,

nuk do të votojnë,

njeri-tjetrin fort,

do ta konkurrojnë!

Do ketë opozita,

një votë të copëtuar,

dhe nga kjo PS-ja,

del shumë e fituar!

Që të gjitha votat,

vetë do t’i mbajë,

se s’ka aleatë,

që votat t’i ndajë!

Opozita mundet,

të bëjë prokopi,

nëse konkurron,

veç si një parti!

Do ketë probleme domosdo,

opozitë e bashkuar,

se janë vërtetë në një anë,

po s’janë vëllazëruar!.

Ndryshimet që u bënë së fundi,

lejojnë vetëm një thes,

nga tufëzimi LSI-ja,

nuk ka hiç interes!

Dhe rrotacionin fakt të kryer,

e bën veç një idiot,

se nëse rrota është e ndryshkur,

nuk rrotullohet dot!

Rrotë e PD-së tani nuk ka,

as graso dhe as vaj,

edhe një rrotë që s’rrotullohet,

thyen boshtin e saj!

A.DUKA

Football news:

Juventus contacted Lyon yesterday about Aouar's transfer. There has been no offer yet
Lyon is ready to lower the price of Depay. Now the club demands 25 million euros from Barca
The Oxford bus was blocked for 6 hours due to antiseptic. I had to take a taxi to the match
Alonso went on the bus at half-time against West Brom. Lampard was angry as ever
Zidane on Hazard: It's ready. He has long been concerned about a serious problem, but now everything is fine
Ex-Atletico midfielder Futre on Felix and Fati: I will choose joau. He is special and will soon compete for the Golden ball
Miranchuk will return to the General group of Atalanta after a break for national team matches