Analisti Fatos Lubonja dhe anëtarët e Nismës Thurje, Endri Shabani dhe Rudina Hajdari të ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 kanë diskutuar lidhur me fatin e lëvizjes së re politike që pritet që si parti të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Lubonja do të dijë se cili është roli i Nismës Thurje tashmë mes mazhorancës e opozitës. Analisti ka theksuar se do i thoshtë liderit të PD, Lulzim Basha se disa të rinj po lindin dhe ai duhet që t’i afrojë për të bërë aleancë.

Nga ana tjetër Endri Shabani e ka kundërshtuar këtë qasje pasi sipas tij roli i Nismës Thurje është që të ndryshohen rregullat e lojës.
Po ashtu edhe Rudina Hajdari është shprehur kundër mazhorancës e opozitës, duke akuzuar Ramën nga një anë si arrogant dhe të dështuar, dhe nga ana tjetër opozitarët që s’japin prova apo presin radhën.

DEBATI NË REAL STORY

FATOS LUBONJA: Unë idenë që këto janë e njëjta gjë, dhe rotacioni ndodh në katin e tretë, kurse katin e dytë, të parë e bodrum janë krimi i oranizuar dhe oligarkët. Por njeriu sheh.
Sot si e gjykoj unë situatën, përtej teorive që duhet një e majtë në europë është ky, që unë po humbas edhe pluralizmin e partive oligarkike.
Unë dua që të kthehem tek 3 bandat. Sepse po humbas dhe hapësirat e fundit nga kjo parti shtet që do të zgjedhë dhe opozitën. Cili është roli juaj? Tani unë, nëse më pyet për rolin tuaj, nuk është vetëm i juaj, edhe i opozitës, edhe joni që të shpëtojmë këtë anije nga mbytja.
Meqë më fole mua, atij Lulzim Bashës do i thoja ke disa të rinj që kanë lindur andej-këtej, duhet t’i afrosh, t’i mbash afër të bësh aleancë. Nëse të shoh ty që roli jot është sulmo të dy krahët njësoj. Nuk është rol.

ENDRI SHABANI: Duhet të ndryshohen rregullat e lojës. Jo sekserin. Të bëhem pjesë e Lulzim Bashës?

RUDINA HAJDARI: Kam një lajm për ty, anija është e mbytur me kohë, totalisht. S’po flasim për një klasë të varfër, vulnerabël. Jemi të gjithë kështu. Po flasim për një klasë të gjerë. Anija është mbytur, si do dalim jashtën ë sipërfaqe. Kemi Ramën që është arrogant në qeverisje, dhe mendon se të gjithë janë të dështuar, vetëm ai jo. Ke Ramën që 8 vite është i dështuar, dhe ka filluar edhe në kancelaritë diplomatike. Nga ana tjetër kemi opozitën që vetëm pret dhe kujton se i ka ardhur radha. Pse me radhë është? Duhet të japësh prova.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb