Albania

Lulzim shkrije me mirë PD-në e Librazhdit!

Nga Ilirjan Blloshmi

Që kur Salijani-Boçi zgjodhën një obez intelektual për kryetar të PD-së në Librazhd, nuk jam marrë më me PD-në në Librazhd.

Përveç rastit kur intelekutali obez Bujar Vreto tentoi të përdorte një njeriun tim për kredo politike.

I dërgova një selam duke i thënë: Mos e bëj se të pi e zeza. Nuk e bëri, shkoi në një familje tjeter bashkë më E.Hasën.

Dje një miku im demokrat, më çoi një foto ku ishte “bundra intelektuale” Albana Vokshi, e cila pozonte në krah të Majlinda Cekanit.

Për një momentin heshta se mendova mos personi në anën tjeter të telefonit do më thoshte se kjo është një super zgjedhje apo kjo është intelektuale.

Por jo jo, miku im demokrat e dinte kush ishte kjo.

I gjithë shkatërrimi i strukturave të PD-së në Librazhd dhe Prrenjas, ka filluar që në kohën kur Adem Renga u bë drejtor i zyrës së Taksave në Librazhd.

Duke qenë një vegël e Ridvan Bodes, Renga bënte çdo lloj emrimi dhe çdo lloj shkarkimi nga puna.

Për të hyrë në punë në zonat e Librazhdit, ose Prrenjasit, duhet t’i gjeje mik Ademit.

E miku më i mirë për Ademin ishte Majlinda, ajo shfaqej si engjëll për të të shpëtuar jetën tënde.

-Mësuese në fshat. 1500€

-Mesues në qytet. 2500€

-Punësime të tjera në administrate nga 2000 deri 5000€

Nëse doje të bëheshe pjesë e administrates, takoje Majlindën dhe çdo gjë bëhej realitet.

Më pas në PD-në e Librazhdit u zgjodh Arianit Leka, i biri një ish- spiuni të Sigurimit.

Rezulati ishte: PD-ja humb të gjitha komunat dhe Bashkinë.

Demokratët e thjeshtë nuk votuan kukullat e Ademit, Majlindës, Arianitit, Bylybashit etj etj.

Zgjedhjet e tyre në strukturat drejtuese bëri që PS-ja të marrë territor tek bastionet e djathta, madje madje dhe t’i fitojë siç ka qënë rasti i komunës Stravaj.

Më pas për ta bërë sa më qesharake PD-në e Librazhdit, mendoi Salijani dhe Boçi.

Zgjodhën një obez intelektual në krye të saj.

Bujar Verto është vegël e çdo kujt që i jep para.

Për të mbrojtur punishten e tij nga mbyllja ( shet dru zjarri dhe kollona ndertimi), nuk i la njeri pa i futur Taulat Ballës deri sa mori atë që donte.

Tani nuk i le qokë pa i shkuar Taulantit. Është kthyer në një kone të vogël të tij.

Për ta bërë PD-në e Librazhdit të duket si PPSH-ja, paska menduar Albana Vokshi.

Ajo ka vendosur që në kry të grave demokrate të vendosë Majlinda Cekanin, e cila përvecse ka qënë seksere punësimi, nuk ka asnje lidhje me të djathtën.

Majlinda Cekani është mbesa e Hysen Pocit. Hysen Poci ka djegur fshatin Vilan në vitin 45, pasi aty rrinin armiqtë e partisë.

Nadire Myzyri Poci, pra halla e Majlidës ka qënë sekretare partie.

Vëllai i Majlidës ka qënë kryetar i këshillit të Bashkuar. Ferit Poçi Noni e quanin.

Prandaj o Lulzim, meqënse nuk ke asnjë demokrat në PD-në e Librazhdit, shkrije fare.

Mos ço asnjë kandidat për deputet, as për kryetar bashkie mos nxirr njeri.

Është më e ndershme kjo. Mos i poshtëro më ata pak demokratë që kanë ngelur në këto zona.

Football news:

Pogba's time at Manchester United is running out again. The club did not buy a top player, but a beautiful story for social networks, Paul lost the battle for influence to Brun
Roma made an extra substitution in the Italian Cup match. The club faces a technical defeat
The Premier League is investigating the transfer of Snodgrass to West Brom. West Ham banned him from playing against them at the sale
Football has broken into Fortnite. The game will host the Pele Cup, add the uniforms of Man City, Juventus and Milan, and a legendary celebration
Shalimov about Miranchuk: Atalanta is an ideal team for him. Don't go anywhere
Agent about Wendel in Zenit: A risky deal, may not be justified
Shevchenko about Ukraine at Euro 2020: Goal-minimum-exit from the group