ELBASAN

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbërritur në Elbasan, pak minuta pas ekzekutimit të 41-vjeçarit Everest Çaka mbrëmjen e sotmë në lagjen “Skënderbe”. Ndërkohë që makina e viktimës ndodhet ende në vendin e krimit me drita ndezur, prokurori dhe policia po kryejnë veprimet hetimore në vend.

Në makinë dhe përreth janë gjendur dhjetëra gëzhoja që dëshmojnë se ekzekutimi ka qenë i mirëmenduar dhe autorët janë siguruar për vrasjen e objektivit të tyre duke qëlluar disa herë. Nga të shtënat mbeti e plagosur në dorë dhe bashkëshortja e viktimës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb