Albania

Manja: Kuvendi dhe qeveria dha gjithë mbështetjen e duhur për zbatimin e Reformës në Drejtësi

TIRANË, 14 qershor /ATSH – I. Vata/ Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja pas raportimit të drejtuesve të KLP, SPAK dhe KLGJ-së deklaroi se Kuvendi dhe qeveria ka dhënë të gjithë sportin e duhur për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Ai tha se kjo është një seancë e rëndësishme sepse deputetët kanë mundësinë të përcjellin te ky pushtet i pavarur shqetësimin dhe sensibilitetin e qytetarëve që ata përfaqësojnë në lidhje me drejtësinë.

“Kuvendi i Shqipërisë i ka përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga kushtetuta dhe ligji në raport me sistemin e drejtësisë, pra me sistemin e ri që tashmë është ngritur dhe është në fazat e para të konsolidimit, por meqë sa duke do ti duhet shumë punë për të fituar besimin e publikut tek kjo drejtësi, sepse në fund të fundit ky Kuvend, kjo mazhorancë e ndërmori Reformën në Sistemin e Drejtësisë pikërisht për këtë qëllim, për të ngjallur dhe ndezur edhe një herë besimin e qytetarëve shqiptarë tek drejtësia”, tha ai

Manja citoi Platonin se Drejtësia në sjelljen e një shteti është e mundur vetëm nëse ajo jeton në zemrat dhe në shpirtin e qytetarëve dhe kjo është sfida e kësaj drejtësie të re që ne kemi përpara dhe që presin qytetarët shqiptarë.

“Kuvendi edhe me ndryshimet që bëri me projektligjet e reformës ka dhënë të gjithë suportin e duhur legjislativ në aspektin ligjor për zbatimin e plotë të reformës në sistemin e drejtësisë, por dhe në buxhetimin e këtyre institucioneve, por me numrin e nevojshëm të burimeve  njerëzore”, tha ai, ndërsa falënderoi të gjithë deputetë e kësaj legjislature që i qëndruan deri në fund votimit të reformës në drejtësi.

Manja shtoi se “edhe qeveria, mazhoranca për një nga kryereformat siç ishte Reforma në Drejtësi ka dhënë të gjithë mbështetjen e duhur financiare, jo vetëm në drejtim të burimeve njerëzore në këto institucione, por edhe në infrastrukturën që këto institucione do të duhet të kenë në dispozicion për ta ushtruar si duhet veprimtarinë që u pangarkuar Kushtetuta edhe ligji”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Gilmore is the future of Chelsea. There is an elite pass, speed, and experience will gain in Norwich
Bologna signed Arnautovich. The forward of the Austrian national team was Interesting to Dynamo
Inter may sign Pjanic to replace Brozovic. Marotta was in contact with the Barca midfielder
Shevchenko urged Yaremchuk to move to Benfica at the request of Rui Costa
Barcelona can sign the striker of the Spanish Olympic team of the World in the event of the departure of Braithwaite and Manay
Real Madrid and Benzema will extend their contract until 2023 in the coming days. Salary will fall by 10% in the first year
Ex-Real Madrid midfielder Pedro Leon has moved to Fuenlabrada. She signed Zozulya yesterday