Maqedonia e Veriut vijon të ketë shifra të larta të koronavirusit teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 182 raste të reja me COVID-19 dhe 6 viktima.

Në 24 orët e fundit u kryen 1348 testime teksa Shkupi rezulton ende si vatra e nxehtë e shtetit, ,e 107 raste të reja sot. Në fakt janë dy lagje në Shkup ku ka infektim komunitar.

Ndërkohë Shkupi ndiqet nga dy qytete të cilat kanë si popullatë shumicë shqiptare. Tetova pati 23 raste të reja sot kurse Kumanova 14.

Nuk mbeten prapa as Resnja me 13 raste, Gostivari me 4, Struga me 5, Ogri me 6 apo Manastiro me 2.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb