Albania

Marrëveshja për koalicion/ Patozi: PD dhe LSI e dinë që është shumë e vështirë të përziesh ujin me vajin

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Koordinatori i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi tha se partia e tij “Bindja Demokratike” dhe partia e drejtuar nga Jozefina Topalli, “Lëvizja për Ndryshim”, do të kenë një bashkëpunim taktik paraelektoral për të ndihmuar njëra-tjetrën apo duke mos i prishur punë në disa qarqe.

Gjatë një interviste sot, Patozi tha se ai vendosi me Topallin që të dalin me lista të veçanta.

“Unë dhe Topalli jemi në komunikim. Kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat. Qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjta por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta. Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik paraelektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”,- tha Patozi.

Duke komentuar marrëveshjen paszgjedhore PD e LSI, Patozi e cilësoi si asgjë të re, teksa shtoi se mes tyre s’ka mirëbesim.

“PD-LSI nuk kanë bërë asgjë, nuk kanë sjellë asgjë të re në një histori 4-vjeçare. Në 2009 rrethanat e koalicionit ishin të tjera dhe nga kjo aleancë e bërë LSI përfitoi shumë më tepër se PD. Sot të dyja palët po thonë se janë në një marrëdhënie gati dashurore por nuk është kështu, është një marrëdhënie pa shumë mirëbesim, por publikut i serviret sikur gjithçka shkon mirë”,- theksoi Patozi.

Ai shkon më tej duke theksuar se “kur PD i thotë zgjedhësve të vet nuk bëjmë koalicion me të dhe më pas duket se pa LSI nuk merr dot frymë, ky është një degradim shumë i madh. Koalicioni mes tyre nuk u bë i mundur dhe e vërteta është që edhe PD dhe LSI e dinë që është shumë e vështirë të përziesh ‘ujin me vajin’. Ato kanë histori të ndryshme dhe kanë target të ndryshëm elektoral dhe kjo është arsyeja që nuk mund të kishin  një listë të përbashkët”, -tha Patozi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Conceição on Chelsea: Porto have a tough task ahead of them, but we came here to solve it
Presnel Kimpembe: It will be a huge achievement to knock out Bayern, because they is the best team in Europe
Mauricio Pochettino: Bayern are the best club in the world at the moment. Anything can happen
Gagarin was very fond of sports: he played water polo, hockey, volleyball and more
Ibrahimovic broke the anti-bullying rules. He had lunch with Abate and two other people at the restaurant
Thomas Tuchel: Probably, Porto is easier in some ways - they have a clear task, three goals. Chelsea may find themselves in an unenviable position
Son Heung-min was subjected to racist abuse after the match with Manchester United