Albania

Masat për vitin e ri akademik/ Kushi, takime me rektorët e universiteteve publike dhe private

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka zhvilluar takime me rektorët e universiteteve publike dhe private, ku në fokus ishte plani i masave të ndërmarra prej tyre për nisjen sa më mbarë të vitit të ri akademik më 2 nëntor.

Gjatë takimit është diskutuar veçanërisht për mënyrën e zhvillimit të leksioneve dhe seminareve në kushtet e pandemisë, për të cilët ministrja Kushi cilëson se i “vjen mirë që të gjitha institucionet e arsimit të lartë janë përshtatur me metodën e ‘mësimit të kombinuar’ (në auditore dhe ‘online’) sipas specifikave të tyre përkatëse”.

“Ofrova të gjithë gatishmërinë time personale dhe institucionale për të bashkëpunuar me universitetet në çështje me interes të përbashkët, ku në thelb është pa dyshim mbrojtja e shëndetit të gjithsecilit, respektimi i masave antiCOVID, shërbimet akoma më të mira për studentët dhe rritja e cilësisë së arsimit të lartë”, shprehet ndër të tjera ministrja Kushi. /k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Kamwenge became a client of agent Bale
Mourinho on coaching career: 20 years ago, only ex-players were taken into account. Not now, and this is my legacy
Balotelli is close to a move to Vasco da Gama. He was offered 2.5 million euros a year
Van Dijk - best Central defender of 2020, Trent-right, Robertson-left (ESPN)
Massimiliano Allegri: Ronaldo is a top player in terms of mentality. He has a new goal every year
Borussia Dortmund presented a collection with Spongebob as part of a deal with Nickelodeon
Woodward on Manchester United and trophies: there is a lot of work Ahead to achieve the stability needed