Albania

MASR analizon në detaje çdo pyetje të testit të Matematikës/ Kushi: Vendosëm të ulim kufirin minimal të pikëve për çdo notë

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinis, Evis Kushi  reagoi sot përmes një video-mesazhi në lidhje me shqetësimin e maturantëve për testin e matematikës.

MASR menjëherë pas provimit të matematikës ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

Ministrja Kushi në përfundim të kësaj analize u shpreh se, “nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”.

Ministrja gjithashtu nënvizoi se pas përfundimit të procesit të Maturës Shtetërore 2021, MASR do të bëjë një analizë të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të gjithë procesit të maturës, akteve rregullatore për këtë proces dhe administrimin e tij.

Ajo u uroi të gjithë maturantëve shumë suksese në provimin me zgjedhje të ditës së nesërme. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Juventus will sign Santos forward Caio Jorge. Salary-1.5 million euros plus bonuses
Allegri on Juve: Ronaldo is full of enthusiasm. Dybala has a muscle problem. Kulusevski should be added
Nedved about Locatelli: Juve considers its offer fair and good
Koeman on 3-0 with Stuttgart: A great game of Barca against a strong team. We are on the right track
Mkhitaryan wants to compete with Roma for the scudetto: There will be nothing left without trophies at the end of his career
Pavel Nedved: Ronaldo is a guarantee of goals, an exceptionally valuable player. Juve is betting on him
Zozulya moved to Fuenlabrada from Segunda. His transfer to Alcorcon was disrupted because of fans who called him a fascist