Albania

Mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike/Puna e përditshme e një “armatë” të tërë ushtarakësh e civilësh të padukshëm

TIRANË, 18 qershor/ATSH-A. Fortuzi/- Mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike është një prej objektivëve kryesor të Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

“Me zhvillimin e teknologjisë kanë evoluar edhe konceptet e sigurisë dhe mbrojtjes. Për këtë Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë përshtatur sfidave të reja. Një “armatë” e tërë ushtarakësh e civilësh të padukshëm punojnë përditë për të siguruar të dhënat sensitive, informacionin dhe komunikimin e klasifikuar të Forcave tona të Armatosura, si një strukturë, pjesë e një organizate madhështore si NATO. FA në krye të detyrës!”,- thekson Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ndërsa publikon video nga puna që zhvillohet në FA në këtë drejtim.

Kolonel Hamdi Doda, Komandant i ASNI, thekson se “krimi kibernetik, është një mjedis kompleks  që lind nga ndërveprimi i njerëzve, i programeve dhe i shërbimeve në internet me anë të pajisjeve teknologjike”.

” FA është objektiv konstant për keqbërësit kibernetik. Mbrojtja kibernetike përdoret në koncept ushtarak, por ka dhe raste të krimit kibernetik për qëllime kriminale. Qëllimet e këtyre sulmeve variojnë nga marrja e informacionit, marrja e aksesit të pa-autorizuar dhe deri tek infektimi i pajisjeve kompjuterike. Një pjesë e rrjeteve kompjuterike të Ministrisë së Mbrojtjes janë të ndërveprueshme dhe aksesueshme në internet duke i kthyer ato në të cenueshme për krimin kibernetik. Ministria e Mbrojtjes dhe FA si institucioneve të rëndësisë së veçantë në fushën e mbrojtjes janë objektiv i mundshëm i krimit kibernetik, prandaj shtimi i kapaciteteve  të mbrojtjes kibernetike është prioritet kryesor”,- theksoi Doda.

“Këto masa merren dhe zhvillohen në bashkëpunim edhe me aleatët e NATO-s për të siguruar mbrojtje nga sulmet kibernetike. FA shkëmbejnë eksperienca me NATO-n në këtë drejtim”,- u shpreh Doda. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lampard on 3-2 with crystal Palace: Chelsea should have killed the intrigue in the match. Willian and Pulisic were excellent
39-year-old belezoglu is the first player in the history of the Turkish championship to score in four decades
Watch your language when you talk about Florence. The poor are also robbed. Fiorentina fans responded to Ribery
Manchester United and Manchester City will compete for Coulibaly and Skrinjara
Juventus and Manchester City are the leaders in the fight for Adam Traore
Pep Guardiola: I Want Messi to stay in Barcelona
Kike Of Setian: Of course, we can win the championship. This is evidenced by facts and mathematics