Kuvendi ka miratuar sot me 83 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty, që implikonte UÇK-në.
Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni u dorëzua në Kuvend një ditë më parë, me kërkesë të 18 deputetëve të maxhorancës, me në krye kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ky komision prite të hartojë një raport përmbledhës dhe informues mbi gjetjet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet në Shqipëri, mbi çështjet e raportit të Dick Marty, mbi rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur, përfaqësues politikë shqiptarë, në ndihmë të hetimeve kundër UÇK.
Maxhoranca, më shumë se një herë, ka hedhur akuza në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha, për përfshirje në këtë çështje, ndërsa kryedemokrati, në reagimet e tij, i ka hedhur poshtë këto pretendime.
j.l./ dita