Albania

Me paketën 10 miliardë euro të investimeve, Shqipëria e kësaj dekade do ta mbërrijë më në fund majën e synuar


TIRANË, 20 prill/ATSH/ “Me paketën 10 miliardë euro të investimeve në porte, aeroporte, energji, dixhitalizim e me autostradën e re Muriqan-Milot-Fier, Shqipëria e kësaj dekade do ta mbërrijë më në fund majën e synuar”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, në një spot elektoral të Partisë Socialiste.

“Dielli po rilind sërish në Shqipëri, Shqipëria po rimerr frymë përsëri. Drita në fund të tunelit të pandemisë po zmadhohet çdo ditë. Qindra e mijëra familje të dëmtuara nga tërmeti po kthehen në shtëpi të reja”, tha Rama.

“Por më e mira është ende e gjitha para nesh. Sezoni i ri turistik do të risjellë jetën, siç e kemi ëndërruar prej thuajse 2 vjetësh. Falë 4 portave të reja nga qielli dhe 4 të tjerave nga deti për udhëtarët e turistë nga mbarë bota, Shqipëria do të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit në Europë”, tha Rama.

“Bashkë me taksat zero për biznesin e vogël e për ata me paga deri në 400 mijë lekë, me mbështetje financiare për emigrantët, fermerët, qendrat e teknologjisë dixhitale për të rinjtë. Plani ynë do të krijojë punë për të gjithë do të rrisë të ardhurat dhe do ta bëjë krenare Shqipërinë. Siç ja dolëm kundër tërmetit dhe armikut të padukshëm, ne do t’ia dalim ta rrisim fuqishëm ekonominë për të gjithë, jo vetëm për disa. Dielli që po lind sërish do të ngrohë çdo familje shqiptare. Shqipëria do të bëhet e ardhmja jonë”, tha Rama. /m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Neymar has extended his contract with PSG until 2025
Zidane on Hazard laughing after Chelsea: Eden apologized, he didn't mean to offend anyone. This is in the past
Juventus refused to sell de Ligt to Chelsea and Barca. The offers came about 10 days ago
Real Madrid, Barcelona and Juve sent letters to 7 Super League clubs and threaten them with legal consequences for withdrawing from the tournament
Julen Lopetegui: Zidane is the perfect coach for Real Madrid. His work speaks for itself
Hazard will be hard to convince to leave Real Madrid. He receives 15 million euros, his contract is valid for another 3 years
Neymar will receive 30 million euros a year under a new contract with PSG