Albania

Memaliaj/ Përfundon 50% e punimeve në akset rrugore rurale, lehtësi për 650 banorë

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Bashkia Memaliaj po punon me ritëm të përshpejtuar për përmbylljen e punimeve në akset rrugore rurale që lidhin katër fshatrat Bylysh-Maricaj-Vagalat-Arrëz e Madhe.

Janë realizuar mbi 50% e punimeve në këtë rrugë, që është një investim i bashkisë Memaliaj dhe i vjen në ndihmë 650 banorët e këtyre zonave rurale.

Puna është përqendruar në shtrimin e rrugës me çakull, sistemimin e kanaleve kulluese dhe vendosjen e tombinove.

Shumë shpejtë kjo rrugë me infrastrukturë të rehabilituar do t’i vijë në ndihmë banorëve të zonës që të dalin më shpejt në treg me prodhimet bujqësore dhe të lëvizim më të sigurt me mjetet e tyre.

Në këtë aks rrugor rural prej vitesh nuk është vënë dorë, ndaj ndërhyrja e bashkisë me një projekt të rehabilitimit të plotë synon të sjellë standarde të reja jo vetëm në infrastrukturën urbane por edhe atë rurale. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Hans-Dieter flick: I Hope Alaba will sign a contract with Bayern. Our club is one of the best in the world
Diego Maradona: Messi gave Barca everything, brought them to the top. He was not treated the way he deserved
Federico Chiesa: I hope to leave my mark in Juve. We will achieve great results
The Coach Of Benfica: I don't want us to look like the current Barcelona, it has nothing
Guardiola on returning to Barca: I'm happy at Manchester City. I hope to stay here
Fabinho will not play with West ham due to injury
Ronald Koeman: Maradona was the best in his time. Now the best Messi