TIRANË, 8 gusht/ATSH/- Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla reagoi ndaj deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha, për 4 “Dëshmorët e Atdheut”, efektivët e policisë, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari të vrarë në krye të detyrës nga Dritan Dajti.

Duke ripostuar mesazhin e Bashës në rrjetet sociale, Balla deklaron se dora kriminale e lidhur me Lulzim Bashën dhe PD në zgjedhjet e 2009, u mbështet nga “komandanti” i policisë që tradhëtoi dëshmorët.

“Nderim dhe respekt dëshmorëve”, shprehet Balla, duke shtuar se drejtësia vonon por nuk harron.

“Nderim dhe respekt dëshmorëve. Ne nuk harrojmë se dora kriminale e lidhur me LBPD në zgjedhjet e 2009, u mbështet nga “komandanti” policisë që tradhëtoi dëshmorët. Ky u gradua&promovua nga Lulezim Basha Ministër i Brendshëm vetëm një muaj më pas. Drejtësia vonon, por s’harron”, thekson Balla.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.