Albania

“Mësim online”, Kosova paralajmëron vendimin për mbylljen e shkollave

Në Kosovë, Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje të gjithë mësuesve dhe nxënësve që të kenë shumë kujdes në shkolla, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe personave të tjerë duke respektuar masat anti-COVID.

Sakaq, në deklaratën e shpërndarë për mediat ajo paralajmëron se nëse situata përkeqësohet në shkolla atëherë Ministria e Shëndetësisë do të marrë vendimin për mbylljen e tyre.

Pra, Ministria e Arsimit kërkon të respektohet protokolli në mënyrë maksimale dhe nuk heq mundësinë e mësimit online në në të ardhme të afërt.

“Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nëse situata pandemike përkeqësohet, mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave.

Prandaj, MASh kërkon nga task forcat e shkollave dhe të DKA-ve që, përveçse të kujdesen për zbatimin e të gjitha masave, të vlerësojnë edhe situatën dhe ato shkolla që kanë vështirësi në organizim, të respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte pandemie, dhe të kalojnë në mësim online, sipas Protokolit të reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla dhe Udhëzuesit të MASh”, thuhet në njoftim.

h.b/ dita

Football news:

Acts Kolisevski: Pirlo's perfect, because that gives us confidence. He is not afraid to produce young players
Laudrup on Hazard's injuries: it's sad to see months go by for such an outstanding player
The journalist apologized for statements to Fati: I wanted to extol the beauty of his movements
Khabib on meeting with Ronaldo: I was wondering how he keeps this fire going for 17 years. Motivation, discipline, as I understand it
Asensio on Real Madrid: One of the best squads in the world. Atletico and Sevilla can become our competitors in La Liga
Manchester United issued a warning to Greenwood due to his discipline problems. He was not in the squad for two games in a row
Raheem sterling: we Need to fight insults on the Internet. Do people want to change something?