Albania

Meta: 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës

TIRANË, 30 nëtor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se e kishte paralajmëruar prej kohësh se nuk ka negociata për Shqipërinë.

“Kam thënë se nuk ka çelje të negociatave dhe e kam treguar qartë atë që duhet bërë. Kjo deklaratë e kancelares sot është një gjuhë e zbutur diplomatike, por mendoj se qëndrimet kanë qenë të qarta edhe para pak ditësh nga përfaqësuesi i Bundestagut për Ballkanin, Vadeful që janë injoruar kushtet tona e në mënyrë të veçantë kushtet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe reformën zgjedhore. Kushtet kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur t’i plotësojmë ato”, tha Meta gjatë një interviste në medie.

Kreu i shtetit tha se ka bërë shumë që vendit t’i pakësoheshin kushtet.

“Dua t’u kujtoj se Presidenti bëri çdo gjë që Shqipërisë t’i pakësoheshin kushtet. Në kulmin e krizës majin e kaluar, dy institucione bënë përpjekjet e tyre: Bundestagu që ofroi gatishmërinë për ndërmjetësim dhe e bëri të qartë se me zgjedhje njëpartiake, pozita e Shqipërisë do të ishte edhe më e rëndë, dhe Presidenti që ndërmori iniciativë dhe bëri tryeza,” shtoi ai.

Meta shtoi se detyra e tij kryesore sot janë zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij, këto do jenë referendum për të ardhmen europiane të vendit, për shkak se kjo qeveri e ka bllokuar integrimin.

“Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe Presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund”, theksoi Meta. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Udinese sign Fernando Llorente, Cutrone and sell Lasagna to Verona for 10 million euros
Monaco have re-loaned Onyekuru to Galatasaray
Karavaev on the Eredivisie: The fans are used to goals. Even if the team lost 2:3, they are happy
Mourinho on Lampard's resignation: Football is cruel, especially modern
Dzeko denied West Ham. Striker wants to leave Roma in the winter
Milan wants to sign Porto midfielder Otavio for free in the summer
Manchester United may loan Lingard to West Ham