Albania

Meta paralajmëron PS për zgjedhjet: Kush mendon të fabrikojë shumicë, vrima e vrimës së miut do t’ju duket shumë e madhe

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar Partinë Socialiste që të mos tentojë të prekë votat në zgjedhjet e 25 prillit.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, Meta u shpreh se kush mendon se do fabrikojë shumicë “me ato mënyra që e dimë të gjithë, vrima e vrimës së miut do t’ju duket shumë e madhe”

“Mirë keq, ju e keni Presidentin, por edhe sikur mos ta kishit Presidentin, edhe sikur të kishin mbaruar burrat e Shqipërisë jam i sigurt se gratë e Shqipërisë, do ja kalonin grave të Bjellorusisë. Se kur ngrihen gratë e Bjellorusisë në një regjim diktatorial që nuk  kanë provuar kurrë demokracinë, garat e Shqipërisë, atyre që duan t’ju bëjnë zezën Shqipërisë do tu bëjnë atë që t’u duket shumë  madh edhe vrima e vrimës së miut.

Mos u shqetësoni, Presidenti është këtu, nuk flemë gjumë, shpresoj që të gjithë ta kuptojnë që këto zgjedhjet janë domosdoshmëri. Kushdo që mendon se do trembi popullin shqiptar se do fabrikojë shumicë, me ato mënyra që e dimë të gjithë, që e di gjithë bota, ta provojë. Presidenti nuk i thotë askujt të mos bëjë eksperimente, por fatin e tyre të mos cenojnë fatin e popullit shqiptar, sepse vrima e vrimës së miut do t’u duket shumë e madhe”, tha Meta.

j.l./ dita

Football news:

Drogba on the inclusion of Cech in the squad for the season: I'm on my way to the Chelsea base
Two warring club are tired of the greyness, came together and changed the Danish football. This is the path of Midtjylland - now he is in the Champions League
Hakimi had contracted the coronavirus. Inter will play Borussia Gladbach today
Manchester United's debt increased by 133% in the 2019/20 season, while revenues fell by 19%. Loss - 23.2 million pounds
Liverpool, Manchester United, Real Madrid are preparing the European Premier League project. It seems that everything is serious now: they are supported by FIFA
Lampard on Cech in the Premier League bid: it will be good for Our goalkeepers to train with one of the best goalkeepers. He is relatively young
Coach Salzburg had a problem with being an American. And I came up with a game style while watching the Princeton rowers