Albania

Meta: Qëllimi im t’i kthej Shqipërinë shqiptarëve përmes instalimit të referendumeve

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ -Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se, populli shqiptar duhet ta marrë njëherë e mirë në dorë fatin e vet përmes referendumeve.

Në një intervistë televizive Meta tha se, “25 prilli është beteja e parë që fillon të rivendosë rendin kushtetues në Shqipëri”.

Për votimin e djeshëm në Kuvend, ku u rrëzua dekreti i Presidentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta tha se, bllokon rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

I pyetur nëse do të jetë lideri i opozitës Meta tha se, “unë jam lideri i Shqipërisë sot. Më ra mua kjo detyrë. Unë jam lideri i Shqipërisë as nuk më interesojnë fare partitë”.

“25 prilli është referendum. Populli do votojë nëse do të shkojë në Europë apo do të shkojë në gropë”, tha Meta.

Meta tha se, “qëllimi im kryesor është t’ia kthej Shqipërinë shqiptarëve përmes instalimit të referendumeve. Që Kushtetuta në Shqipëri të mos vihet më në diskutim nga dy parti siç bënë ato në 2008-ën. Referendum në 25 prill dhe pas referendumit do ketë referendume të tjera”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Goodbye, Dad Buba Diop. Thanks to you, I lived the most memorable tournament of my childhood
Nuno about 2:1 with Arsenal: We played amazing, very proud. Jimenez recovered
Arsenal scored 13 points in 10 opening matches - the worst result in 39 years
West Brom can be bought by us investors. The Chinese owner of the club wants 150 million pounds
Lampard on Mourinho's words about ponies: You have Kane, Son, bale and alli. We are all fighting to win the Premier League
Mourinho on winning the Premier League: Tottenham are not in the race, because we are not a horse, but a pony
Laurent Blanc: I will return to football, but in children's. Now coaches are being asked to increase the cost of players, I don't like it