REDMOND, 12 prill /ATSH-DPA/ – Korporata Microsoft ka rënë dakord të blejë kompaninë e njohjes së fjalës “Nuance Communications Inc.”, duke e vlerësuar kompaninë me 19,7 miliardë dollarë.

Microsoft pret ta mbyllë marrëveshjen deri në fund të këtij viti kalendarik.

Marrëveshja me Nuance është e dyta për nga madhësia e Microsoft deri më tani, pas blerjes së LinkedIn, me një vlerë prej 26,2 miliardë dollarë, në vitin 2016.

Vitin e kaluar, Microsoft kishte konsideruar edhe blerjen e operacioneve amerikane të aplikacionit TikTok, ndërsa muajin e kaluar përfundoi blerjen prej 7,5 miliardë dollarësh të prodhuesit të videolojrave Zenimax./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.