Albania

Mijëra fatalitete mund të parandalohen me aktivitete fizike

ROMË, 29 tetor /ATSH-ANSA/ – Çdo vit mijëra vdekje mund të parandalohen me aktivitete fizike dhe rreziku i rikthimeve mund të zvogëlohet me 30%, nënvizojnë ekspertët me rastin e Ditës së Fondacionit AIOM (Shoqata Italiane e Onkologjisë Mjekësore) 2020, kushtuar aktivitetit fizik dhe tumoreve.

”Me ushtrime të rregullta, edhe në shtëpi, probabiliteti për t’u sëmurur zvogëlohet mesatarisht me 7% dhe për disa kancere mund të arrijë mbi 20%. Duhen 30 minuta lëvizje 5 herë në javë”, nënvizojnë ekspertët.

Edhe me palestra dhe pishina të mbyllura përkohësisht për shkak të emergjencës së shkaktuar nga COVID-19, ecja dhe gjimnastika e thjeshtë në shtëpi janë thelbësore.

“Sigurisht, në këtë moment gjithçka është më e vështirë, por aktiviteti fizik është një nga mjetet më të rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve kronike jongjitëse dhe është thelbësor për mirëqenien psikofizike dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës, në të gjitha moshat’’, shpjegon Stefania Gori, presidente e Fondacionit AIOM.

Shumë lloje të kancerit mund të parandalohen me ushtrime fizike dhe të dhënat janë veçanërisht të rëndësishme dhe bindëse për kancerin e gjirit në postmenopauzë (13% ulje e rrezikut), për kancerin e zorrës së trashë (zvogëlimi i rrezik prej 20%) dhe të endometrit (zvogëlim rreziku prej 20-25%).    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Rennes - French Krasnodar. The owner (8 times richer than Galitsky) invested in his hometown and after a transfer failure created a successful Academy
The DFB wants Klopp to be Germany's coach at Euro 2024. Lev will stay at the world Cup if he reaches the semi-finals of Euro 2020
Alaba wants to earn 15 million euros a year. Juventus, PSG and Chelsea are Interested in him
Bayern want to sign Midfielders Gladbach Neuhaus and Zakaria next season
Kane missed Tottenham's training session. His participation in the game with Arsenal is possible
Vincent Kompany: Stop comparing me to Guardiola. I didn't say that Anderlecht will become Manchester City
Bruno was named Manchester United's player of the month for the 5th time. It was purchased in January