Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Milan merr një super-lajm, në janar mund ta rrëmbejë super-lojtarin

Mesfushori i Lazios, Luis Alberto, është shumë afër largimit nga Biancocelesti në afatin kalimtar të janarit.

Kjo vjen nga Gazzetta dello Sport, e cila pretendon se komentet e Maurizio Sarrit për mungesën e mundësisë që Alberto dhe Sergey Milinkoviç-Savic të luajnë së bashku, ka shkaktuar fërkime mes trajnerit dhe spanjollit së fundmi, përcjell ORAinfo.

Ish-mesfushori i Liverpool-it ka treguar plogështi edhe në stërvitje, pasi marrëdhënia me menaxherin është prishur.

Lazio kishte arritur ta mbante lojtarin gjatë verës, pavarësisht se mesfushori kishte munguar në stërvitje për disa ditë dhe klubi kishte shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar çdo ofertë që do të vinte.

Alberto ishte i etur për t’u transferuar në Milan ose Inter dhe madje donte të ndiqte Simone Inzaghi në Inter, por lëvizja nuk ndodhi kurrë.

Tani, nuk është e pamundur që Luis Alberto të largohet në janar. Çmimi i kërkuar i klubit ishte 40 milionë euro më parë, por ata mund të pranojnë oferta me një vlerë më të vogël tani. Klubet në Spanjë janë të interesuara dhe gjërat mund të lëvizin në këtë front./ORAinfo/