Albania

“Mimi super kinge”, Kodheli komenton deklaratën e Ramës

Kandidatja e PS-së për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” ka komentuar deklaratën e Ramës, që ndër të tjera deklaroi se Mimi ka qenë super kinge.

Kodheli theksoi se ajo dhe Rama janë rritur me njëri-tjetrin, ndërsa shtoi se është kërkuar nga Edi Rama që të japë kontribut në PS, edhe pse ka kundërshtuar shumë figura të majta në qëndrimet që kanë mbajtur.

“Bëri edhe njëherë shaka kryeministri. Prindërit kanë qenë miq, ne jemi të një moshe, e kemi parë njëri-tjetrin duke u rritur. Kemi 20 vjet që bashkëpunojmë, duke filluar nga Bashkia e Tiranës.

Jam kërkuar prej tij, edhe pse kam kundërshtuar disa figura të djathta e të majta. Nuk më interesonte fillimisht politika, bëja profesionin tim.

Kur jam futur në politikë, kisha realizuar të gjitha ëndrrat e mia. Ajo që na bashkoi ishte ndryshimi i Tiranës. Por, kam akoma shumë për t’i dhënë shoqërisë.

Sa i përket Ditmir Bushatit, kam bashkëpunuar me të prej shumë kohësh. E vlerësoj Ditmirin për çfarë i ka dhënë politikës dhe Ditmiri duhet ta vlerësonte politikën, sepse ishte 6 vjet ministër i Jashtëm. Ditmirin e shoh aktiv në politikë”, u shpreh Kodheli.

o.j/dita

Football news:

Paulo Fonseca: It was difficult to beat Manchester United 4:0. Roma scored 3 goals, but they realized almost all their chances
Maguire about 2:3 with Roma: The game was played on opposite courses, like in basketball. Allowed them to create too many chances in the second half
Unai Emery: Arsenal had the best chances to score, but Villarreal deserved to go further
Solskjaer on Manchester United's schedule: This was done by people who have never played football at this level. It is physically impossible for the players
Mikel Arteta: Arsenal were more dominant in the 2nd half, but were not good enough in the 1st
Sulscher reached the final of the European Cup for the first time as a coach. He won the Champions League final with Manchester United as a player
Arsenal did not reach any finals in a season for the first time since 2016