Albania

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në Liban, kërkon ndihmë për shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në Siri

Per femijet qe gjenden ne kampet siriane po ngjallen shpresat e rikhtimit ne Shqiperi dhe shpetimit njehere e mire nga tmerret e luftes dhe vuatjes.

Protesta e zhvilluar disa ditë më parë në Tiranë përpara Kryeministrisë dhe apelet e familjarëve drejtuar shtetit për të kthyer të afrimit, gratë dhe fëmijët që ndodhen në kampin ‘Al Hol’ kanë vendosur në lëvizje qeverinë shqiptare.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Liban, ku është takuar me homologun e tij Mohammad Fahmi. Mediat libaneze shkruajnë se Lleshaj i kërkoi ndihmë Libanit në lidhje me shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në kampet e refugjatëve në Siri.

Në kampin ‘Al Hol’ janë shumë fëmijë dhe gra shqiptare. Qeveria shqiptare po tenton që të ndjekë të njëjtën rrugë si me Alvin Berishën për t’i nxjerrë nga kampi.

Në këtë kamp ka shumë shqiptarë dhe historitë e tyre janë të njohura. Një nga rastet është familja Dumani. Familjarët i kanë bërë apel qeverisë shqiptare që të ndërhyjë për t’i kthyer në shtëpi.

Në kampin e kontrolluar nga kurdët në Siri nën kontrollin e shtetit islamik ndodhen shumë gra dhe fëmijë me kombësi shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Alvin Berisha ishte një nga rastet që bëri bujë nëntorin e kaluar, që arriti që të shpëtohet duke u nxjerrë nga kampi.

Football news:

Alisson on van Dijk's injury: It was an optional action by Pickford, 100%
For public Masturbation, midfielder anjera El-Melali was sentenced to 18 months in prison on probation
We continue to collect the best team in history. Now the right-wing defenders of the
Ryan Giggs: It may be 15-20 years before the Manchester United title
Galaxy fired head coach Skelotto
Gattuso about 1:0 Sociedad: match depended, decide whether Napoli the task of advancing to the playoffs the Europa League more than half
The fall of the Portuguese, whom Cristiano put above himself. From Chelsea and Mercedes in 16-to viewing in Kuban and term for drugs