Albania

Ministri i Jashtëm gjerman: Deri në maj, COVAX do të dërgojë mbi një milionë doza vaksinash në Ballkanin Perëndimor

Covaxi do të dërgojë në Ballkanin Perëndimor mbi një milionë vaksina, 300 mijë syresh do të shkojnë në Serbi, tha ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, pas një takimi me homologun e tij serb, Nikola Selakoviç, të enjten në Berlin.

Maas e bëri këtë njoftim në përgjigje të pyetjejes së një gazetari gjerman, se përse Ballkani Përëndimor nuk ndihmohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me vaksina, si një “gjest politik” ndaj rajonit fqinj.

Garë vaksinimi

Maas kujtoi me këtë rast, se po të shiheshin shifrat, as Gjermania e as Evropa nuk ka përse të fshihen. “Nëse duam të matemi me Kinën dhe Rusinë për diplomaci vaksinimi, atëherë nuk do të ishte keq të vërenim se vetëm Pfizer dhe Biontech – një kompani gjermano-amerikane, vetëm këtë vit do të prodhojnë dy miliardë doza.” Maas tha gjithashtu se për këtë vit Covax ka siguruar 3 miliardë doza vaksinash.

Selakoviç: Krenar për politikën e vaksinimit në Serbi

Selakoviç, i cili më parë kishte thënë se ishte krenar për politikën e vaksinimit në Serbi, e jusitifikoi vendimin për të marrë vaksina nga Kina dhe Rusia, me përparësinë që ka vendi tij për shëndetin e qytetarëve të vet.

Sa për vaksinat e Covax-it, Selakoviç tha se e mësoi nga z. Maas se sa vaksina do të merrte vendi i tij, por shtoi se deri tani, me përjashtim të Shqipërisë, asnjë vend në Ballkanin Perëndimor nuk ka marrë vaksina nga Covax-i. / DW

j.l./ dita

Football news:

Kimmich on Alaba: Real Madrid is a good choice. Not so many options for a step forward after Bayern Munich
The money for the Super League was promised by the largest US bank - before that, it helped the Americans buy up European clubs
UEFA on the 12 founders of the Super League: They will live with shame. We will discuss additional sanctions
Prince William on Super League: I am happy that the voice of football fans has been listened to
Director of Milan Maldini: I learned about the Super League on Sunday, everything was decided at a higher level
Goat Hennes VIII, former mascot of Cologne, died
Frappar will be the first female referee at the men's Euro. Karasev and the Argentine Rapalini are among the 19 main referees