Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ministria e Shëndetësisë: 328 raste të reja dhe një humbje jete nga COVID-19

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi mbi situatën e COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit.

Sipas MSHMS-së në 24 orët e fundit janë kryer 1796 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 328 qytetarë. Ndër këta 115 në Tiranë, 26 në Durrës, 24 në Vlorë, nga 17 qytetarë në Lushnjë, Fier, 14 në Berat, 9 në Elbasan, nga 8 qytetarë në Sarandë, Shkodër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, Krujë, Kukës, nga 4 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Shijak, Kuçovë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Mat, Kamëz, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Tepelenë, Korçë, Dimal, Peqin, nga 1 qytetar në Patos, Vorë, Mirditë, Has.

MSHMS informoi se, janë 6382 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Fieri 55 vjeçe.

Ndërkohë janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,238 që nga fillimi i epidemisë.

MSHMS i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (5 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore  328
Të shëruar në 24 orë 383
Të shtruar në spitale 152
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1796

Testime totale 1,405,077
Raste pozitive 201,730
Raste të shëruara 192,238
Raste Aktive 6,382
Humbje jete 3,110

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3122
Fier      692
Gjirokastër 541
Shkodër   444
Durrës     372
Berat      334
Elbasan   275
Vlorë      202
Lezhë     162
Korçë     124
Dibër       67
Kukës      47

/a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.