Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ministria e Shëndetësisë: 428 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID-19

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot në lidhje me situatën e pandemisë në 24 orët e fundit.

Sipas MSHMS-së, janë kryer janë kryer 3,549 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 428 qytetarë, në këto bashki: 171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnjë, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat, Roskovec, Konispol.

“Janë 6,289 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, tre qytetarë: një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

“Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë”, theksohet në njoftimin e Ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antikovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftimin e MSHMS.

Statistika (16 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        428

Të shëruar në 24 orë      501

Të shtruar në spitale      158

Humbje jete në 24 orë    3

Testime ditore                3,549

Testime totale              1,257,173

Raste pozitive                177,536

Raste të shëruara          168,437

Raste Aktive                    6,289

Humbje jete                    2,810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3036

Durrës            745

Fier                663

Shkodër        502

Elbasan          238

Lezhë              185

Gjirokastër      202

Berat              184

Vlorë              144

Korçë            161

Kukës            148

Dibër              81

/a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.