TIRANË

Debate në studion e “Real Story” në News24 ku partia e re Nisma Thurje është në fokus të diskutimit. Teksa dy përfaqësuesit e saj Rudina Hajdari dhe Endri Shabani flasin për programin e kësaj force duke akuzuar të gjitha forcat politike që kanë qenë në pushtet në vend pas ’90, Lubonja e sheh të dyshimtë deklaratën për 3 mijë anëtarë të kësaj force. Ai tha se kjo gjë nuk tregon besueshmëri. Sipas Lubonjës, Nisma kërkon të marrë atë pjesë të elektoratit që duhet të balancojë anijen që është batuar duke e çuar atje ku nuk mund të bëjë dot ndryshimin.

Lubonja: Ç’na gjeti!

Hajdari: Pse ç’na gjeti. Keni dy të rinj përpara që duan të bëjnë një ndryshim. Ju doni të na etiketoni si gjithë të tjerët, por nuk jemi si gjithë të tjerët dhe do ta tregojmë me fakte.

Lubonja: Ta them unë se çfarë më gjeti. Unë po jepja argumente, imagjino nëse fyen çfarë mund të bëni. Po tregon se janë më keq se të tjerët. Po flas me të zotin e Nismës Thurje që kam dhe një raport.

Hajdari: Doni të bëni dhe diversion dhe të bëni një ndasi. Zoti Lubonja tregohuni më seriozë. Këtu nuk ka ndarje, as se hyra unë dje.

Lubonja: 3000 militantë që të bashkohen në një kohë kaq të shpejtë është një gjë që nuk tregon kredibilitet. Unë ju kam ndjekur, kam mbështetur thirrjen tuaj që tektë sistem zgjedhor proporcional në nivel kombëtar. Këtë e pashë që nuk u realizua. Ishte racional për një arsye që pakësonte mundësinë e të fortëve në zona të caktuara që vendosin. Që t’i kthehemi realitetit të sotëm, unë këtu jam kundër idesë që ka një elektorat gri i cili nuk voton as njërën as tjetrën. Në çdo moment elektorati ka ndjeshmëritë e veta. Ndjeshmëria ime sot nuk është ai programi me 20 pika që keni ju por ndjeshmëria si të shpëtojmë demokracinë që po mbytet. Nuk është mbytur akoma, se di duhen edhe 4 vite të tjera Edi Ramës që ta mbysë fare. Që ta mbysë fare do të thotë një sistem alla Putin që opozitën e zgjedh vetë. Unë mendoj që ky është rreziku kryesor që ka Shqipëria. Në këtë rrezik, diskursi juaj nuk ekziston, është baraslargim, marrje e atij elektorati që duhet të shkojë në anën tjetër për të balancuar anijen. E bëni nga miopia politike që nuk kuptoni se nesër edhe do jeni të asgjësuar, e bëni nga interesa nuk hyj dot se nuk kam prova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb