Albania

Miratohen 4 projektligje, Kuvendi rrëzon dekretin e Metës

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë në përfundim të seancës së sotme plenare, miratoi katër projektligje dhe katër projektrezoluta, si dhe u rrëzua një dekret i Presidentit të Republikës.

Raporti vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2019, i cili u prezantua nga Genci Mamani, drejtor i përgjithshëm i ASD-së mori miratimin e deputetëve. Projektrezoluta për këtë institucion u miratua me 91 vota pro, 12 kundër dhe 10 abstenime.

Raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2019 u prezantua për deputetët, nga guvernatori Gent Sejko. Projektrezoluta për BSH u miratua me 97 vota pro, 9 kundër dhe 8 abstenime.

Raporti vjetor i Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2019, u paraqit në këtë seancë nga kryetari i AMA-s, Gentian Salaj. Projektrezoluta për AMA-n u miratua me 84 vota pro, 14 kundër dhe 16 abstenime.

Projektrezoluta “Për vlerësimin e Veprimtarisë së Radio-Televizionit Shqiptar, për vitin 2019”, u miratua me 85 vota pro, 16 kundër dhe 14 abstenime.

Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit të Protokollit II të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë të ratifikuar “Produkte origjinuese” dhe “Metoda e bashkëpunimit administrativ”, u miratua me 104 vota pro, 7 kundër dhe 5 abstenime.

Projektligji i radhës, në rend dite që u miratua me 107 vota pro, 5 kundër kishte të bënte me “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e ndryshuar të Organizatës Evropiane të Telekomunikacioneve Satelitore (EUTELSAT)”.

Projektligji “Për pranimin e vendimit II/1 të palëve, që ndryshon “Konventën e Aarhusit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”, u miratua me 96 vota pro, 9 kundra dhe 6 abstenime.

Më pas u vijua me shqyrtimin e projektligjit, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar”, i cili u miratua me 91 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin në Kuvend të ligjit “Për përmirësimin e zonave të biznesit (BID)”,  u rrëzua me 84 vota kundër, 21 vota pro dhe 8 abstenime.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Marotta on the match with Bayer: I am very optimistic. Inter wants to win the Europa League
Manchester United are unhappy with the way Borussia was leading the negotiations for Sancho. The Germans did not want to communicate directly
Liverpool have announced the purchase of defender Tsimikas from Olympiakos
Bordeaux appointed ex-assistant Blanc Gasse as head coach
Sterling on the win over Real Madrid: Manchester City were incredibly hungry. We have the strength to succeed in the Champions League
Galliani about Pirlo in Juve: Andrea was laughing like a madman when I called to congratulate him
Villarreal will pay no more than 20 million euros for Valencia captain Parejo and midfielder Coquelin