Albania

Miratohet Rezoluta në Komitetin e Politikës së Jashtme të PE, Balla bisedë telefonike me Raporteren Santos. Përgjigje ndaj Metës: S’ka asnjë kusht

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas miratimit të Projekt-Rezolutës për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, zhvilloi një bisedë telefonike me Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se e ka falenderuar znj. Santos për Raportin e përgatitur, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”

Postimi i plotë i Ballës:

Sapo falenderova përmes një telefonate Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos, teksa Komiteti i Politikës së Jashtme i Parlamentit Europian miratoi në parim (vazhdon votimi i amendamenteve – online) Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën. Raporti do të miratohet në seancën plenare të javës së fundit të marsit.

Football news:

The Super League is already as close as possible. UEFA is furious
Stefano Pioli: Milan are among the youngest teams in the top leagues. We are second, and others are not even in the top ten in their championships
PSG does not participate in the European Super League: Football-for all teams
Solskjaer after 3-1 with Burnley: Manchester United are in good shape. We want to finish the season with a win in the Europa League
Monaco Golovin does not lose 7 matches. The overall score is 16:0
Gary Neville: Will Arsenal enter the Super League? He has just drawn with Fulham
Remove the points from the entire big six. Neville about the top clubs in the Premier League in the European Super League