Albania

Monika Kryemadhi: Më 25 prill 3 milionë shqiptarët do i japin dërmën Edi Ramës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një bashkëbisedim me votues për herë të parë, tha se më 25 prill, 3 milionë shqiptarët do i japin dërmën kalbëzimit të kësaj klase politike që ka marrë peng të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve.

Ndërkohë ajo tha se në këto 6 muaj LSI do të luftojë me cdo mentalitet, me cdo të ri e të re për të luftuar e për ti bërë ballë cdo presioni, mashtrimi e intimidimi të qeverisjes se grupit mafioz të Edi Ramës.

Pyetja që bëjmë herë pas here është sa nga ju duan të ikin jashtë se nuk ndihen të sigurt në Shqipëri. Shumë të rinj e të reja, kanë dëshirë për tu larguar, me dhimbje se nuk shikojnë mundësinë e krijimit e realizimit të ëndrrave të tyre në Shqipëri.

Mungesa e arsimit cilësor, prespektivës së punës nesër, një page të mirëpaguar, e shumë gjërave të tjera që sot ka nevojë një i ri, jo vetëm shkollën e mesme, universitetin, që në shumicën e rasteve është konflikt interesi drejtpërdrejt me vetë ju e familjet tuaja se ju abuzoheni me mënyrën që ndjek ministria e Arsimit. Ajo që na ofrohet sot nga qeverisja nuk është

Shqipëria shtëpia juaj, shtëpia e shqiptarëve. Me mënyrën si qeveriset sot Shqipëria cdo ditë e më shumë shkretohet, varfërohet nga ana intelektuale e profesionale, por nga rinia shqiptare”.

Nesër i bie fiks 6 muaj me ditën e zgjedhjeve, mos ndaloni, kontaktoni me miqtë e familjarë tuaj, bindini ata. Ne 6 muaj do luftojmë me cdo mentalitet, me cdo të ri e të re që do të largohet, për të luftuar e për ti bërë ballë cdo presioni, mashtrimi e intimidimi të qeverisjes se grupit mafioz të Edi Ramës se më 25 prill 3 milionë shqiptarët do i japin dërmën kalbëzimit të kësaj klase politike që ka marrë peng të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Sot më shumë se kurrë unë ndihem entuziaste se jam e bindur që Shqipëria ka të ardhme”, tha Kryemadhi.

Football news:

Neymar on the draw with Bordeaux: PSG played timidly. If we don't win, it will be as difficult in Ligue 1 as in the Champions League
Real started with Alaves: stupid hand Nacho and wild pass Courtois-again defeat
20 shells of times of the Second world war found on the basis of the Roma
Zidane Ob 1:2 with Alaves: the Start of the match is the worst for Real Madrid in the season. We lack stability
A clear penalty! Oh, my God. Ramos and Carvajal on the fall of Hazard in the match with Alaves
Ex-referee Andujar Oliver: Marcelo was pulled by the hair, it was necessary to put an 11-meter shot. There was no penalty on Hazard
Favre Pro 1:2 with Cologne: They were sitting in defence and Borussia were in too much of a hurry. There were few chances