Albania

MPPS punon në ligj të ri për marrëdhënie të punës, pritet të miratohet vitin e ardhshëm

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke punuar në miratimin e një ligji të ri sistemor për marrëdhënie të punës i cili duhet të miratohet dhe zbatohet vitin e ardhshëm. Zgjidhja aktuale ligjore u miratua në 2005 dhe ka pësuar 24 ndryshime deri më tani.

“Pas ardhjes në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe konsultimeve me të gjithë përfaqësuesit e dialogut social trepalësh, punëdhënësit, punëtorët e përfaqësuar përmes sindikatave përfaqësuese dhe jo-përfaqësuese, përfshirë sektorin joqeveritat, grupi i punës që tashmë po punon për këtë ligj është aktivizuar. Pandemia e KOVID vendosi kushte të reja që duhet të përfshihen në zgjidhjen ligjore. Kjo eshtë, mbi të gjitha, punë në distancë ose nga shtëpia, si një formë e re që nuk ishte rregulluar në Ligjin aktual. Kjo përfshin rregullimin e lejes së lindjes, orë të punës fleksibile, kohëzgjatje e kontratave me afat të caktuar, punë sezonale, kuponë për punëtorët sezonalë”, deklaroi sot Ministrja e Punës dhe Politikës Social, Jagoda Shahpaska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të granteve për zhvillim të shërbimeve sociale me disa komuna.

Kjo, thotë Ministrja Shahpaska, do të jetë një zgjidhje sistematike që do t’i formojë kushtet e modernitetit tonë dhe do të jetë e zbatueshme në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh faktin se ligji i mëparshëm u miratua në 2005, ndërsa deri më tani ka pësuar 24 ndryshime. Ajo sqaroi se ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë janë të përfshirë në punë dhe se në ligjin do të përfshihen standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Football news:

ISCO could move to Sevilla in January. Lopetegui is personally Interested
Bilyaletdinov about the Champions League: Loco can leave the group. Unmotivated Bayern can be beaten in the 6th round
Zlatan Ibrahimovic: I Thought about retiring, but I wanted to change the mentality of Milan
Vasco da Gama sports Director: Balotelli will be like Maradona for us
Real Madrid won't buy Mbappe in the summer of 2021 due to the crisis (Le Parisien)
Ibra scores in 39, Buffon drags in 42, Ronaldo has no plans to finish. Is football really getting old?
Ziyech about who inspires him: Eden Hazard. A world class player