logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Muzeu Historik dhe Fakulteti i i Gjuhëve të Huaja, promovim aktiviteteve edukative dhe kërkimore

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi për promovimin e aktiviteteve edukative dhe kërkimore.

Ky memorandum u nënshkrua nga drejtori i Muzeut Dorian Koçi dhe Dekani i Fakultetit Prof. Dr. Artur Sula.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi shënon fillimin bashkëpunimit midis palëve në të gjitha fushat dhe disiplinat me interes të përbashkët. Palët shprehën vullnetin e tyre për të bashkëpunuar në promovimin e aktiviteteve edukative dhe kërkimore.

Llojet e bashkëpunimit me nënshkrimin e memorandumit do të përfshijnë: projekte kërkimorë dhe sipërmarrje shkencore të përbashkëta si seminare, leksione, konferenca, etj. Po ashtu muzeu do të ofrojë praktika mësimore për studentët, si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Themes
ICO