Albania

Naftëtarët: Bisedimet të bëhen pa dalë nga greva. Rama: S’kemi asgjë për të negociuar, s’e shkaktoi shteti hallin tuja! Pa mbyllur grevën asgjë përtej asistencës

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama e menjëhershme ka qenë përgjigjia e naftëtarëve të Ballshit.

Ata janë të vendosur të mos dalin nga greva pa bërë bisedime për kushtet.

“Nuk dalim nga greva, le të bëhen bisedimet por edhe ne te jemi ne grevë”, thonë ata.

Menjëherë ka reaguar serish Kryeministri.  Këtë herë ua ka prerë shkurt duke u thënë se qeveria s’e ka shkaktuar problemin e tyre dhe kësisoj s’kanë asgjë për të negociuar. Pa dalë nga greva, Rama thotë se nuk ua qan hallin.

Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë!

Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës“, shkruan Rama.

o.j/dita

Football news:

PSG assess the option of signing Messi in the summer (ESPN)
Koeman on the words of the acting President of Barca about the sale of Messi: only Leo himself can make a decision about his future
Ney warmly recalls Maradona: at the age of 14, he brought the legend to an exhibition match, Diego himself offered to take a photo
Klopp responded to Neville's criticism about the words about 5 substitutions and the calendar: I'm not like him. I'm talking about all the players
The hardest task: help choose the best attacking midfielder in history
Mourinho, Lampard, Solskjaer and Moyes claim the title of best coach of November in the Premier League
Brunu, Grealish, Chilwell, Heibjerg - among the contenders for the November best player award in the Premier League