Albania

Najada Çomo, kandidate e PS-së për deputete/ Pipero: Lajm i mirë për parlamentarizmin

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero e cilësoi si lajm të mirë për parlamentarizmin në vend ftesën e bërë nga Kryeministri Edi Rama shefes së shërbimit të Infektivit, Najada Çomo për të qenë kandidate për deputete, por lajm i keq për shërbimin infektiv ku Çomo kontribuon aktualisht.

Gjatë një interviste në medie, Pipero tha se si mjekë “ndjehemi të përfaqësuar”.

“Unë besoj se ky është një lajm i mirë për parlamentin. Është një lajm jo i mirë për Infektivin se Najada është një nga shtyllat kryesore, ka eksperiencën përkushtimin. Ka dhënë dhe po vazhdon të japë. Fakti që u thirr nuk na bën xheloz por ndihemi të përfaqësuar”, tha Pipero.

Në lidhje se a do të pranonte ai vetë një ftesë nga forcat politike për të kandiduar në këto zgjedhje, Pipero tha se mund të jepte një përgjigje hipotetike, pasi nuk e kishte një ftesë të tillë.

“Kam diskutuar disa herë me familjen time dhe kolegë të mi. Mendoj se nuk është koha e përshtatshme për t’iu futur rrugës së politikës. Na duhet ende shumë punë, mund, djersë e sakrifica për ta mundur pandeminë”, tha ai duke apeluar për zbatimin e rregullave antikovid.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Mesut Ozil: Real Madrid are the favourites for the La Liga title. Benzema - the best striker of the championship
Bixant Lizarazu: Benzema is one of the best players in the history of French football
A cautious line-up hurt Barca in the first half and forced them to go all-in. Second half = fun
Messi does not score against Real Madrid after Ronaldo's departure to Juve. In the last clasico before the transfer, both scored
Modric-Pique after the clasico: Waiting for the referee to complain, right?
Actor of the year in the English League 1: hit the ball in the head of an opponent and pretended that it was not him
Koeman pro 1:2 with Real Madrid: Barca were unlucky because of the wrong decision of the referee and VAR