Albania

Nard Ndoka, një kujtesë për Bashën: Për fatin e keq, PD nuk e mund e vetme Edi Ramën

Kryetari i PDK, Nard Ndoka shprehet se qëllimi kryesor në këto zgjedhje është që të largohet Rama në mënyrë që vendi të çlirohet nga banda që po e qeveris aktualisht.

Sipas Ndokës, partitë e vogla janë një kontribut për dy partitë e mëdha, pasi konkretisht PD do ta kishte shumë të vështirë që si parti e vetme të ishte në mazhorancë.

“Objektivi kryesor është largimi i kësaj qeverisje, largimi i z.Rama si kryeministër, çlirimi i vendit nga kjo bandë që na qeveris sot.

Së pari ka një perceptim të gabuar, gjithmonë flitet sikur e keqja janë partitë e vogla ndërkohë që ne problemin e kemi me të dy partitë e mëdhaja.

Ne jemi kontribues dhe një vlerë e shtuar për këto mazhoranca, për fatin e mirë tonin, por edhe për fatin e keq PD e ka shumë të vështirë që si një parti e vetme të jetë një mazhorancë dhe të qeverisë.

Ndaj e ka si një farë mënyre të detyrueshme koalicionin me disa parti aleate të cilat kanë një peshë specifike në jetën e vendit.

Kemi një marrëveshje politike në parim me PD së bashku me 5 parti politike dhe për ne ishte shumë e rëndësishme që në fund të fundit kur ke një koalicion duhet të jetë një koalicion i sinqertë, duhet të jetë një koalicion parimor duke respektuar interesat e gjithësecilit”, u shpreh Ndoka i ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiun’.

Football news:

Vazquez will miss the rest of Real Madrid's season. He has a sprained cruciate ligament
Mesut Ozil: Real Madrid are the favourites for the La Liga title. Benzema - the best striker of the championship
Bixant Lizarazu: Benzema is one of the best players in the history of French football
A cautious line-up hurt Barca in the first half and forced them to go all-in. Second half = fun
Messi does not score against Real Madrid after Ronaldo's departure to Juve. In the last clasico before the transfer, both scored
Modric-Pique after the clasico: Waiting for the referee to complain, right?
Actor of the year in the English League 1: hit the ball in the head of an opponent and pretended that it was not him