UASHINGTON, 17 prill /ATSH-ANSA/ – NASA njoftoi se ka zgjedhur Space X për misionin e saj të ardhshëm në Hënë.

Kompania e hapësirës ajrore e Elon Musk ka fituar një kontratë prej 2,9 miliardë dollarësh për të ndërtuar anijen që do të çojë astronautët amerikanë në satelitin e Tokës.

Oferta e kompanisë së Musk mundi Jeff Bezos, i cili kishte partneritet me Lockheed Martin, Northrop Grumman dhe Draper./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.