Albania

“Ndërkohë që të shkruaj këtë letër, ndjej parfumin…” Policia arreston ‘këshilltarin e Ramës’, pas denoncimit për përndjekje nga ish-bashkëjetuesja

“Ne u njohëm në 24 maj 2020. Ai mu prezantua si këshilltar i kryeministrit. Më tregoi se ishte i divorcuar dhe me një fëmijë. Ky është fillimi i rrëfimit në polici , i një 41 vjecare, që më pas tregon detaje ndaj ish bashkëjetuesit me të cilin ajo jetoi katër muaj deri ditën kur vendosi që të ndahej.

“ Ai ishte xheloz, fshinte numrat e telefonit fshehtas meje. Më përgjonte kur dilja nga puna. Në 11 shtator guxova dhe i deklarova se nuk doja të vinte më në shtëpinë time. Por ai filloi përndjekjen. Erdhi në ambjentet e punës dhe kërkoi të më hiqnin nga puna. Më telefononte nga numra të ndyshëm ku më kërkonte që të ktheheshim”- rrëfen në polici 41 vjecarja kundër 63 vjecarit me inicialet P.M

Sipas policisë “këshilltari i kryeministrit” u ndalua me iniciativë nga forcat e policisë së komisariatit numër gjashtë , pasi e dyshojnë për përndjekje dhe për shkelje të vendimit të gjykatës

Sipas burimeve të gazetës “Si” ndonëse 41 vjeçarja kishte siguruar një urdhër mbrojtjeje në gjykatë që e urdhëron 63 vjeçarin që t’i qëndronte në distancë, ai shfaqej herë pas here në ambjentet që ajo frekuentonte duke i shkaktuar ankth.

”Roja e parkingut më tregoi se ai kishte pyetur për makinën që përdorja. Vendosi fotografinë time ngado, në ëhats up, në viber, në çdo llogari të tijë. Më pas më shkruante në email, herë duke më radhitur deklarata dashurie e hërë duke shkruar sikur ishte i biri”-tregon gruaja.

P.M bashkëjetoi me të renë për katër muaj dhe se mes çiftit veç xhelozisë hynë edhe konfliktet për të ardhurat

Gruaj tregon: ” Më kërkoi një borxh prej 40 mijë lekë të reja dhe ja dhashë pa asnjë dokument shoqërues. Më 21 qershor më kërkoi foto të kartës së identitetit por pa më treguar se për çfarë shkaku. Kur u ndamë , ngriti pretendimin se unë i detyrohem rreth 10 mijë euro , pasi sipas tij më kishte paguar për çdo muaj që kishim qëndruar bashkë. Ky varianti ndryshoi disa ditë më vonë kur pretendoi se mi kishte dhënë borxh për shtëpinë. Dua të sqaroj se këto janë trillime dhe se asnjëherë nuk më ka dhënë para borxh, përkundrazi”

Ky shtetas i ishte prezantuar si këshilltar i kryeministrit aktual dhe se gjaë konflikteve i kishte telefonuar drejtoreshës së ish partneres, duke i kërkuar që ta hiqnin nga një detyrë ku ajo është e angazhuar prej mëse dhjetë vitesh

“Unë ndjehem e përndjekur prej tij pasi nuk më lë të qetë, dyshoj që edhe kartën e identitetit e ka përdorur për ndonjë veprim procedurial. Ai kërcënon prindërit e mi dhe në një rast telefonoi edhe djalin tim duke kërkuar që të dal unë në telefon, pasi të gjithë numrat e tij i kam bërë bllok” shton e reja inicialet e të cilës gazeta “Si” i disponon por nuk mund t’i publikojë për arsye prvatësie.

Policia ka kqyrur edhe postën elektronike të të resë ku 63 vjecari i propozon duke i kërkuar se ajo mund ta gjente rrugën për t’u kthyer tek ai.

“Ndërkohë që shkruaj këtë letër e ndjej parfumin e luleve ndër fusha që gjithmonë më kujtojnë ty. Tashmë këto gjëra po më lënë indiferent. Vizitat e tua janë bërë më të rralla dhe kam dyshim se pjesa më e rëndësishme e imja po më rrëshqet lehtazi larg dhe pse unë sforcohem”- deklaronte dashurinë e P. M.

“Unë jam këtu për të të dashuruar , për të të mbrojtur për të të shtrënguar në krahët e mi. Jam këtu për të mësuar nga ti e për të marrë në këmbim dashurinë tënde. Jam këtu sepse nuk dua asnjë vend tjetër ku të jem.”- e mbyll letrën i dashuruari që tashmë ka përfunduar në pranga.

o.j. / dita

Football news:

Тот Tottenham midfielder Winks scored from 49 yards. This is the 3rd result in the Europa League, all - in this draw
This miss will hurt all men: Molde player missed from half a meter and drove into the bar
Mikel Arteta: I am Very happy with Pepe's game against Molde. Arsenal played well overall
Napoli players came out in t-shirts with Maradona's name and number 10 for the Europa League match
Daniele Bonera: Milan is happy with the game with Lille and only regrets the result
Neymar on Maradona: You will always remain in our memory. Football is grateful to you
If football was a movie, Diego would be its main character. Showsport readers say goodbye to Maradona