Albania

Ndeshjen e parë, që 13 vjeç! Burgu i ndërpreu karrierën pas një sherri me rusët e Selanikut, por u rikthye në ring më i vendosur se kurrë. Dhe ia doli!

Ishin të shumtë ata që u bën krenarë dje nga suksesi i Florian Markut por pak e dijnë se si mbërriti deri këtu boksieri shqiptar.

Pasi lindi në Lushnje familja e tij pas viteve 90’, u zhvendos në Selanik të Greqisë. Në një rrëfim për mediat greke ai tregon jetën e tij prej emigranti në shtetin helen e më pas karrierën sportive:

“Ndeshjen e parë e kam bërë kur isha 13 vjeç në një kampionat bote për të rinj. U desh që të vinte babai të firmoste. Unë jam shpallur 6 herë kampion Greqie…”

Pas një sherri në Selanik në moshën 18-vjeçare është kthyer në Shqipëri për t’u larguar më pas drejt Austrisë ku vijoi karrierën.

‘Në moshën 18-vjeçare u përballa me disa rusë në Selanik pas një sherri në një pub. Unë isha me një shokun tim i cili u përfshi në sherr dhe unë u futa për ta mbrojtur. Pas sherrit u larguam, rusët më kërkuan të më takonin dhe më thanë të paguaja dëmet në lokal sepse u prisha lokalin. Një nga ata ngeli i plagosur.

Unë u largova nga Greqia dhe erdha në Shqipëri. Vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd të më ofendojë. Qëndrova 1 vit e gjysmë në Shqipëri dhe shkova në Austri për të vazhduar karrierën. Bëra 13 ndeshje dhe i fitova të 13-ta. Fillova të ngrihesha”, deklaronte Marku.

Florian Marku e ka provuar edhe burgun. Ai kaloi një vit e gjysmë mbrapa hekurave në Greqi. Madje një pjesë të vogël e kaloi edhe në burgun e Austrisë.

Si u arrestua në Austri?

”Një ditë para ndeshjes. Sapo shkova në shtëpi, në Linz, erdhën e më arrestuan. Të nesërmen, unë kisha ndeshjen, por Interpoli i Austrisë, në bashkëpunim me Interpolin grek, pas informacionit të marrë nga Greqia për vendndodhjen time, më arrestuan në Linz. Më erdhi keq se isha në kulmin e karrierës. Nuk e prisja të më ndodhte kjo. Isha mjaft i njohur në Austri.

Nuk më del nga mendja kur polici më tha: “Po ti çfarë bën këtu, unë kam prerë biletën për të parë ndeshjen?”. Kjo më kushtoi një vit e gjysmë jashtë ringut, fansat kujtuan se s’do rikthehesha”, tha Marku.

Marku karrieren e kishte nisur në kick-box. Madje ai kishte ëndërr që një ditë të fillonte edhe me UFC dhe në ‘kafaz’ ta kishte si kundërshtar, Conor McGregorin.

28-vjeçari gjatë karrierës në boks, ka 9 fitore, 6 prej tyre me nokaut (KO) dhe një barazim.

i.b. / dita

Football news:

Timeline of Koeman's torment: terrible results, clashes with Laporta, fan attacks and dismissal. Now Barcelona wants Xavi
Salihamidzic about 0:5 with Borussia: Collective turbidity in Bavaria, which we cannot explain
Barcelona wants to appoint Xavi after Koeman's resignation
💣 ÂБарсеĞона увоĞиĞĞ° Кумана
Barcelona will announce Koeman's resignation in the near future
Barcelona bosses will meet tonight to discuss Koeman's future (Cope)
Inter coach about 2-0 with Empoli: It's a pity Lautaro didn't score, but he saves goals for the next matches