Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Ndihmë, ndihmë”, nëna doli në kohë nga apartamenti por u kthye brenda flakëve për të shpëtuar djalin, ai nuk pranonte, thoshte “kam frikë nga policia”

Një dëshmi rrëqethëse ka ardhur nga fqinja e Hava Osmënajt dhe Klajdi Osmënajt, e cila banonte ngjitur me apartamentin e tyre që u përfshi nga flakët në Astir.

Ajo ka treguar se e ëma e tij, ka dalë nga banesa, pasi djali i ka vënë zjarrin shtëpisë, por është kthyer që të marrë të birin.

Ai nuk ka pranuar pasi thoshte që kishte frikë nga policia.

Pasi është futur sërish në banesë, flakët kanë përpirë brenda pak minutash gjithçka, dhe ajo është hedhur nga dritarja, për të shpëtuar. Por ka ndërruar jetë në spital.

‘Ka dalë thirri pë ndihmë, por ka hyrë prapë brenda që të marrë djalin. Djalin nuk donte që të dilte nga banesa se kishte frikë nga policia… Është kthyer për të marrë djalin e mbuloi flaka dhe tymi. Kemi njoftuar policinë erdhën shpejt, zjarrfikësja vonoi pak. Mua më është dëmtuar vetëm dera. Ajo punonte.’- tha fqinja (në foton lart)

o.j/dita