Albania

Ndotja dhe era e keqe “helmojnë” shkupin, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Shkupi përsëri me ajër të ndotur. Tani për tani jo shumë, por tashmë mund të shihet në disa pjesë të qytetit. Qytetarët presin masa konkrete nga Ministria e Mjedisit dhe Qeveria.

“Është i ndotur, por gjithashtu ka erë të keqe. Kjo është situata në Shkup, kur arrin kulmin ndotja e ajrit. Rekomandohet të mos dilni nga shtëpia, dhe hapësirat të mos ajrosen shpesh. Sidoqoftë, nëse keni nevojë të dilni nga shtëpia, merrni një maskë për t’u mbrojtur nga grimcat PM në ajër”.

Pamje e tmerrshme në Shkup. Kështu duket qyteti kur stacionet matëse tregojnë nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Shkupjanët mbrëmë u ngufatën në mjegull dhe smog. Rrugët ishin gjysmë të zbrazura. Lëvizje thuajse nuk kishte aspak. Qeveria e cila u zotua se do të sigurojë ajër të pastër, deri në përmbylljen e kronikës nuk u përgjigj se cilat masa urgjente do t’i ndërmarr kundër ndotjes së ajrit. Qytetarët, të pakënaqur thonë se ndotja më e madhe do të vijë tek në vijim.

“Ka mjegull, të zihet fryma! Sidomos njerëzit që kanë bronkit, s’kanë gjasa për jetë. Kjo është e tmerrshme! A nuk premtoi kryeministri se do e pastrojë ajrin, ku është tani ta pastrojë? Le ta pastrojë. Tmerr, ajri është shumë i ndotur”.

“Mund ta mbajmë maskën për ndotje. Çfarë ndjeni? Asgjë, thjesht ashtu ndjej, kjo nuk zgjidhet për një ditë. Do të ishte më mirë të jetë më pastër”.

“Asnjëherë s’kemi pasur fyt të thatë. Natën flemë, por tani në mbrëmje kollitemi sepse fyti është i thatë, patjetër duhet të pishë ujë. Nuk e di, më herët ishte më mirë”.

“Vitin e kaluar kishte më shumë ndotje- Tani? Nuk e ndjej ende”.

Tipike për Shkupin, mjegull edhe këtë sezon më shumë ka në metropol. Shumë lagje të Shkupit nuk shihen nga Vodno, për shkak të mjegullës dhe tymit. Shkupi është i ndotur edhe gjatë ditës edhe pse sezoni i ngrohjes ka nisur para 11 ditëve.

Igor Stefanovski

Football news:

Neymar on Maradona: You will always remain in our memory. Football is grateful to you
If football was a movie, Diego would be its main character. Showsport readers say goodbye to Maradona
Napoli fans held a fire show in front of the stadium in memory of Maradona
Maradona signed documents about embalming and exhibiting. Family didn't know
Zorc about the future of Holland: We have long-term plans with him
Juve will play with Genoa, Inter against Fiorentina, Milan-Torino and other pairs of the 1/8 final of the Italian Cup
Musa about Sheffield: I want to play at the top level, with all due respect to this club