Albania

Ndotja e lumit Shkumbin, Bashkia e Rrogozhinës gjobitet me 20 milionë lekë

Pak javë pasi u ndëshkua me gjobë kompania e pastrimit, e cila derdhte mbetjet në lumin Shkumbin, ndëshkohet me gjobë edhe Bashkia Rrogozhinë.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer verifikime në shtratin e lumit Shkumbin në territorin e bashkisë Rrogozhinë ku është vërejtur një situatë e rënduar mjedisore si pasojë e mbetjeve urbane të depozituara pa kriter.

Në kushtet kur Bashkia Rrogozhinë, edhe pas njoftimeve e kërkesave për marrje masash, nuk ka kryer veprime konkrete për pastrimin e territorit, IKMT ka marrë masën e ndëshkimit me gjobë 2 milione lekë ndaj Bashkisë.

Pak javë më parë, përgjatë kontrolleve në territor u konstatuan hedhje të mbetjeve urbane në territorin e bashkisë Rrogozhinë, në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin. Për pastrimin e qytetit të Rrogozhinës ishte kontraktuar firma “Viola-Green SHPK”. Ky subjekt u konstatua se mbetjet i depozitonte në lumin Shkumbin.

IKMT mori masë administrative ndaj Kompanisë, si dhe njoftoi bashkinë Rrogozhinë për ndërprerjen e depozitimit të mbetjeve dhe rehabilitimin mjedisor të zonës.

IKMT fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë raste të abuzimit me mjedisin, duke telefonuar falas në 112 apo në aplikacionin Komisariati Dixhital.

l.h/ dita

Football news:

Pep Pro 0:1 with Southampton: city liked the Game, but it's not enough to win
Mandzukic is Interesting to Fenerbahce and Galatasaray. It is also claimed by Loco and Milan
Messi wants to finish his career at Barca. Bartomeu believes that Leo will not leave in a year
Gasperini about Atalanta: we Want to reach the Champions League and break the club's record for points in Serie A
Hames can leave Real Madrid for the Premier League for 25 million euros. A year ago, Atletico and Napoli offered 45-50 million euros for him. Real Madrid Midfielder Hames Rodriguez is likely to change clubs at the end of the season
Gattuso on Napoli: We must develop a winning mentality
Avangard congratulated Zenit with the title: it's Time to match and take the Gagarin Cup