Albania

Në 18 qershor të vitit 1904 u shua Sami Frashëri, ideologu i madh i Rilindjes Kombëtare

Më 18 qershor të vitit 1904 vdiq Sami Frashëri, poliglot, shkencëtar, mendimtar enciklopedist dhe kontribues i vyer, jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe atë turke. I njohur gjerësisht për botën si Shemsedin Sami, ai shkroi rreth 50 vepra në disa zhanre, si: studime shkencore, shkrime letrare e historike, publicistikë.

Samiu ishte ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dijetar, shkrimtar dhe publicist, zotërues i disa gjuhëve të huaja si turqisht, italisht, frëngjisht, latinisht, greqishte e re dhe e vjetër, arabisht e persisht.

Drejtoi disa nga revistat e para në gjuhën shqipe “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll, 1884-1885) ku shkroi një varg artikujsh. Hartoi librat “Abetare e gjuhës shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhës shqipe” (Gramatika) dhe “Dheshkronjë” (Gjeografia, 1888).

Ai ka shkruar “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” botuar më 1889 në Bukuresht. Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe që mbeti i pabotuar, bashkë me një dorëshkrim – përmbledhje këngësh popullore shqiptare.

Është autor i fjalorit normativ të gjuhës turke (Kamus-i turki, 1901) me mbi 40 mijë fjalë e shprehje gjuhësore. Samiu është gjithashtu autor i disa fjalorëve dygjuhësh frëngjisht-turqisht, turqisht-frëngjisht dhe arabisht-turqisht. Ka shkruar edhe drama e romane në gjuhën turke. Vepra më e rëndësishme është “Besa”, botuar më 1875, dhe vënë në skenë në teatrin perandorak në Stamboll.

Ka qenë redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta “Sabah” (Mëngjesi, 1876) dhe “Hafta” (Java). Biblioteka e tij personale kishte 20 mijë vëllime. Vdiq në Stamboll më 1904, duke lënë në dorëshkrim 11 vepra, kryesisht nga fusha e gjuhësisë dhe letërsisë.

Football news:

Lizard on the criticism of VAR: In Real life, they don't pay attention to conversations outside the team
Real need to score 5 points in 3 rounds to win La Liga
Gasperini about the 1/4 final of the Champions League: the Match with Juventus is an imitation of the games with PSG
Courtois played 18 dry games in the La Liga season. Real's record is one game away
Real Madrid won the 8th victory in a row and does not miss 5 matches
There was hardly any contact, and even outside the penalty area. Ex-member of Barca's Board of Directors about real's penalty
Benzema – the first La Liga player to score and assist in all months