Albania

Në ‘gjueti’ të gjyqtarëve; S’ka konsensus për magjistratët

Shkolla e Magjistraturës është bllokuar nga mungesa e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi koha e dispozitave kalimtare ka mbaruar dhe askush nuk mund të emërojë magjistratët që përfundojnë studimet në qershor.

Për t’i gjetur një zgjidhje ngërcit të krijuar, maxhoranca sheh vetëm ndryshimin e ligjit si rrugë, duke ia lënë emërimet në dorë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

I vetmi opozitar në Komisionin e Ligjeve ishte deputeti i LSI-së, Nasip Naço, i cili e quajti të papranueshme që KLD-ja të rimerret me emërimet e magjistratëve.

“13 studentë magjistratë do të shkojnë të kërkojnë votën tek anëtarët e KLD. Do t’i mësoni që ditën e parë me ryshfetin. Do t’i mësoni që ditën e parë të jenë borxh, qoftë edhe politikisht. Kjo është kazma që po i vini Reformës, mos i përzini këta magjistratë me një pjesë të llumit të KLD”, u shpreh Naço.

Megjithatë, rezervat ndaj KLD-së nuk munguan as nga radhët e socialistëve.

“Ne u themi këtyre, meqë nuk e ngrita dot akoma KLGJ dhe KLP unë, hajde mi emëro pak këta”, tha Bashkim Fino.

Që Ligji për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit të ndryshojë, duhen 84 vota, ndaj socialistëve u duhet ndihma e LSI-së, me të cilën e miratoi këtë ligj në legjislaturën e kaluar. Përveç apelit për bashkëpunim, socialistët hodhën idenë e një shorti, në mënyrë që të shmanget arbitrariteti i KLD-së. Por, propozimi u kundërshtua nga Shkolla e Magjistraturës.

“Kështu gjejmë konsensusin. Nëse vendosim shortin arrijmë një konsensus që kënaq edhe qëllimin e propozuesve”, u shpreh Bledi Çuçi.

“Ligji për qeverisjen dhe statusin përcakton rregulla si bëhet emërimi i kandidatëve dhe shortin nuk e pranon. Pranon renditjen, sepse pranon cilësinë”, u shpreh Sokol Sadushi.

Në këto kushte, Komisioni i Ligjeve e miratoi nismën vetëm në parim, derisa të gjejë një mënyrë për të zgjidhur ngërçin juridik e atë politik.

s.a/dita

Football news:

Pep Guardiola: Sancho has decided to leave, why should he come back? He didn't want to be in the city
Arteta on the absence Gendusa in the application: Some things should change, but they don't
Klopp on the championship corridor from city: I don't need it. We don't celebrate events from a week ago
Inter will announce the transfer of Hakimi after the end of the season
Zidane on Hames' words about Real Madrid: I understand him. He wants to play more, which is normal
The environment of Grisman outraged by the behavior of leopards. They believe that Messi can change the situation
CEO akhmata about Glushakov: We are happy with it. We will discuss the future at the end of the season