Albania

Në Libi para janë dhënë, thjesht kanë shkuar në duar të gabuara

Mbështetja financiare ndaj Libisë është parë nga Italia si një strategji për të frenuar emigracionin. Në vitin 2017, një marrëveshje me Libinë i kushtoi Italisë plot 18 milionë euro. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut. “Avvenire” ka mundur të sigurojë një dokument të tratativave mes funksionarëve italianë dhe drejtuesve lokalë në Libi.

Projekti i Bashkive Libiane parashkon mbështetje financiare për sistemin arsimor, menaxhimin e mbetjeve, përmirësimin e sistemit të ujit të pijshëm dhe përmirësimin e kushteve të spitaleve. Por dokumenti tregon se negociatat nuk kanë qenë të lehta.

Deri më tani, Roma ka investuar mbi 450 milionë euro (nga të cilat njëqind vijnë nga Brukseli) (në formën e ndihmës, pajisjeve, anije patrullimi, furnizime dhe para të gatshme). Asgjë nuk dihet (dhe mbase nuk do të dihet kurrë) për angazhimin përmes fondeve të rezervuara të inteligjencës.

Për shembull, fiset e Bani Walid kanë kërkuar 85 milion euro, por Roma ka aprovuar 1.1 milion. Ose Maja dhe Sabratha. E para, një periferi në rrugën midis Tripolit dhe Tunizisë, për të cilën janë kërkuar 9 milionë euro për të rindërtuar gjysmën e qytetit. Emisarët e Romës përfundimisht do të akordonin jo më shumë se 400 mijë euro për atë vit. Sabratha ka kërkuar 7.7 milion për të blerë “pajisje të rezonancës magnetike” me vlerë 1.8 milion plus 5.9 milion të tjera për skaner CT, njësi me rreze x, mikroskopë, sterilizues dhe materiale të tjera. Buxheti italian do të ndalej në 1.5 milion.

Më bujare, Roma është treguar me qytetin e Zawyah, qenda nga nisen emigrantët drejt Italisë dhe kryeqyendër e kontrabandës së hidrokarbureve. E gjithë krahina mbahet nën kontrollin e milicisë Nasr, vëllezërve Kachlav dhe Abd al-Rahman al-Milad, ndryshe trafikanti famëkeq Bija. Ky i fundit ishte mirëpritur në Itali në pranverën e vitit 2017, kur u bë marrëveshja. Disa javë më vonë, fluksi i anijeve ra në një nivel të ulët. Në tetor 2017, Zawyah-it do t’i jepeshin 400 mijë euro më shumë sesa kishte kërkuar pala libiane. Paratë e alokuara tërësisht për “furnizimin me ilaçe dhe pajisje mjekësore për Spitalin e fshatit Abu Surra”.

Por në Libi, qeshin kur i pyet nëse këto materiale kanë mbërritur. “Nëse ilaçet dhe pajisjet kanë mbërritur në këtë klinikë, ata i dorëzojnë ato gjatë natës dhe deri në mëngjes janë zhdukur sepse pothuajse asgjë nuk është parë këtu. Këtu gjërat mungojnë gjithmonë”, thotë një operator ndërkombëtar.

Transparenca është problem edhe për BE. Në letër kontrollohet çdo qindarkë. Në realitet, sapo marrin rrugën drejt Libisë, fati i parave kthehet në enigmë. Deri më tani, 318 milionë euro janë paguar nga Eutfa, fondi i urgjencës së BE. Financimi duhej të përmirësonte kushtet e jetesës për libianët dhe emigrantët. Sidoqoftë, të gjitha raportet e OKB-së konfirmojnë një përkeqësim të vazhdueshëm. Frika se dhjetëra mijëra emigrantë mund të nisen që andej u ka dhënë trafikantëve mundësinë të drejtojnë lojën.

Ku përfundojnë të gjitha këto para?

Edhe nëse nuk mund ta provosh deri të fund, dyshimi ngrihet menjëherë. Vëllezërit Kachlav kanë ndërtuar dhe pajisur një klinikë private në Zawyah. Në përurim, më 22 tetor 2019, ishte “pronari”, Mohamed Kachlav së bashku me Bija, në listën e zezë të OKB-së, BE-së dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, për akuzën e trafikut të qenieve njerëzore, armëve dhe naftës. Pranë tij, për të prerë shiritin, ishte kryebashkiaku që dy vjet më parë i kishte kërkuar Italisë 1.4 milion për “Spitalin e fshatit Surra”. Pamjet e spitalit të ri u publikuan në faqen e bashkisë, për t’u zhdukur prej andej vetëm pak orë më vonë.

Football news:

Lewandowski before the 1/4 Champions League: Barcelona is always dangerous. Bayern must show their qualities
Crouch on Messi's goal: Genius. Only he is able to get up from the pitch, make three incredible touches and score
Ignashevich Pro 1:1 with Spartak-2: torpedo has no problems with the structure of the game. But without blows there are no goals
Gattuso on Pirlo's appointment in Juve: All right, he got it. Being a player and a coach are different things
Sergi Roberto on the Barcelona-Bayern match: It will be like the final
David Silva has agreed a 3-year contract with Lazio for 9 million euros. He will leave the city for free
Mertens Pro 1:3 with Barca: after Langle's goal, Napoli forgot how to play