Kujtoj takimin e 36 vite më parë gjatë luftës së ftohtë
Takimi i shumë pritur nga mbarë bota mes Presidentëve Biden dhe Putin sapo filloi, me qëllimin e padiskutushëm prej të dyja palëve, të fillimit të një marrëdhënie më të stabilizuar, të paktën drejt dialogut dhe jo kërcënimeve në distancë.

Një takim që edhe pse ka “blinduar”, bllokuar ( njoftuar më parë nga kantoni ) një pjesë të Gjenevës, qarkun Nations- Eaux-Vives, përsëri qytetarët e Gjenevës, ata që tashmë e njohin mirë atë vend- takim, besojnë tek shpresa, atmosfera që u ka dhënë ndër vite kjo Vilë, ky park i shumllojshëm bimor gjatë historikut të saj.

E në këto minuta pritjeje të përfundimit të këtij samiti të parë bilatéral, do doja të ndaja me ju të nderuar lexues, pak information që njoh edhe unë për Vilën la Gronzh- Villa La Grange
—-
Përzgjedhja e Gjenevës për takimin mes Presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin në Villa La Grange ishte një nderim për Zvicren dhe gjithë qytetin Gjenovuan, pasi hostoriku i Vilës La Gronzh, ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e Gjenevës që nga shekulli i 18-të.

Vila ishte shtëpia e familjeve aristokrate që përmirësonin vazhdimisht shtëpitë e fisnikëve, feudalëve me kalimin e viteve. Ai shërbeu si një vend i fshehtë, diskrete për mysafirë të shumtë prestigjiozë që ndërtuan të ardhmen ndërkombëtare të Gjenevës, duke e bërë atë një simbol të mikpritjes dhe hapjes me botën mbarë. Kjo e mërkurë e datës 16 Qershor 2021 nuk shënon takimin e parë historik mes dy presidentëve rusë dhe amerikanë. Si një folezë e sigurtë, në mes të një parku madhështor, Villa La Grange rreth 36 vite më parë, priti një tjetër takim historik që u zhvillua në Gjenevë midis Presidentit Amerikan, Ronald Reagan dhe udhëheqësi i ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov.
Ky Samit i Gjenevës, i 36 viteve më parë hodhi një hap thelbësor në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Tridhjetë vjet para kësaj, më 1955, Gjeneva priti takimin historik midis të ashtuquajturve “Katër të mëdhenjtë”. Për herë të parë që nga viti 1945, fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore – Shtetet e Bashkuara, BRSS, Franca dhe Britania e Madhe – ranë dakord të takoheshin në Gjenevë nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara për të diskutuar çështjet kryesore të paqes dhe sigurisë. Shtetet e Bashkuara u përfaqësuan nga Presidenti Eisenhower, Britania e Madhe nga Kryeministri i saj Sir Anthony Eden dhe Franca nga Kryeministri i saj Edgar Faure, Kryetari i Këshillit. Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Sovjetike Nikita Hrushov shoqëroi delegacionin Sovjetik dhe Presidentin e saj Nikolai Bulganin.

Pak historik për La Grange (Gronzh)
I vendosur në skajin jugor të Liqenit të Gjenevës dhe i kufizuar në lindje nga Parc des Eaux-Vives, Parc La Grange konsiderohet si një nga parqet më tërheqës të qytetit.
Më 1917 iu trashëgua Qytetit të Gjenevës nga pronari i saj i fundit, William Favre.
Pra e gjithë pasuria është “e destinuar për kënaqësinë e banorëve të Gjenevës përgjithëmonë”.
Vila që qëndron në mes të parkut, është një ndërtesë ikonike, pjesërisht e mbrojtur në anën e saj jugore nga degët dhe gjethet e pemëve të mrekullueshme. Gjithashtu edhe godinat e jashtme përreth Vilës si- shtëpia e banimit, hambari, stallat, dhoma e magazinimit dhe një shatërvan tërheqës, janë ende të ruajtura, siç ishte fillimisht.

Në anën veriore, Villa krenohet me një tarracë që ofron një pamje të qartë mbi parkun dhe liqenin.
Vila u ndërtuar midis viteve 1768 dhe 1773 nga familja Lullin. Planimetria, arkitektura e saj u bë nga Jean-Louis Bovet. E vendosur në periferi të qytetit, vila u përdor kryesisht për vizitat e verës dhe për të mirëpritur mysafirë prestigjiozë.
Më 1800 François Favre pas kthimit të tij në vendlindje me një pasuri të bërë në Marsejë përmes tregtisë me Inditë, bleu vilën nga bankieri, Jean Lullin, i cili falimentoi prej Revolucionit.
Puna dhe transformimet kryesore u ndërmorën nga pasardhësit e Favre, Guillaume, François-Edmond dhe William, duke i shtuar pronës secili nga një shije / gjurmë personale.

Librari gjigande
Dizajni i brendshëm ndryshoi me kalimin e viteve. Për shembull, Guillaume Favre, transformoi sallonin kryesor nga stili Louis XVI në stilin Empire. Ai gjithashtu ridekoroi dhomat e gjumit në katin e sipërm. Arritja e tij më e madhe, sidoqoftë, ishte biblioteka, jo vetëm për koleksionin e librave dhe mobiljeve që përmban tani, por edhe për dhomat që i strehojnë ato. Janë rreth 12,000 vepra, ku në pjesën më të madhe kanë të bëjnë me historinë, historinë letrare dhe letërsinë. Pak më shumë se gjysma e këtyre librave u shtypën gjatë gjysmës së parë të shekullit të 19-të. Më e vjetra, inkunabula ( libra të shtypur para 1500), daton në vite shumë më të hershme nga printimet e para.

Gjendja aktuale e Vilës është kryesisht e njëjtë me atë kur i është lënë trashëgim qytetit pak para fundit të Luftës së Parë Botërore: mobiljet dhe disa piktura ofrojnë një pasqyrë të mirë të një bote të zhdukur, të jetuar prej asaj kohe.

Në çdo rast, kjo Vilë i mundëson Qytetit të Gjenevës të mirëpresë mysafirë të shquar për pritje prestigjioze, ashtu si dhe kjo e sotmja , e cila filloi me frazat e një gjuhe diplomatike dhe plot qytetari ashtu si dhe Gjeneva ndërkombëtare e ka ofruar gjithmonë. “Ka shumë çështje të akumuluara, shpresoj që takimi ynë i sotëm të jetë produktiv”, deklaroi Putin për presidentin Biden. “Është gjithmonë më mirë të takohemi ballë për ballë”, i tha Joe Biden presidentit rus para fillimit të samitit. Pra, fraza të dukshme drejt një shprese, ashtu si dhe urimet bashkuar nga presidenti zviceran, Guy Parmelin dhe Këshilli Ekzekutiv i Qytetit të Gjenevës shprehur ditë më parë : ” Urojmë që këto diskutimet midis Joe Biden dhe Vladimir Putin të jenë sa më të frytshme dhe konstruktive,”!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb