SARANDË

Gjatë mesditës së sotme, në lagjen nr. 2 në Sarandë, një person ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një mjeti prerës, ka tentuar t’i grabisë një shumë parash 34-vjeçares A.N.

Policia njofton se po bëhet krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Me datë 08.05.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe.

Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb