Para 3 javësh Komiteti i Ekspertëve vendosi orën kufizuese për ndalimin e qarkullimit dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00 por ditën e nesërme merr fund kjo masë.
Orari kufizues hyri në fuqi në datë 11 nëntor dhe u lajmëruar se do të ishte i vlefshëm për tre javë, ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan se në varësi të situatës do të njoftohen kufizime të reja.
Sakaq, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kufizimi i lëvizjes do të bëhej nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit si dhe gjithashtu rekomandoi punën nga shtëpia për administratën.
“Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”, njofton MSH.
Ndërkohë, aktualisht në fuqi është një tjetër vendim i marrë nga Komiteti i Ekspertëve disa ditë më parë për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona.
h.b/dita