Albania

Nga 313 tek 302/ Si qarkulloi koronavirusi 2 muaj në burgje, masat dhe misteri kush e futi

Si u fut Cvoid-19 në burgjet e vendit mbetet ende një mister ndërsa çdo ditë në këto institucione futen për arsye pune afro 30 persona, gardianë, sanitare, kuzhinier, punonjës e drejtues.

Mediat kane publikuar raportin e udhëtimit të Covid në burgje dhe të konsideruarit pacienti zero, i cili më pas infektoi dhe 18 shokët e tij në burgun 313, ‘’Jordan Misja’’.

Në sistemin e burgjeve rezultojnë se janë infektuar me Covid-19, 21 persona të cilët 20 prej tyre janë shëruar ndërsa një ende mbahet në kushte karantine duke u trajtuar nga mjekët. Ndër të infektuarit sipas raportit i përkasin burgut 313 ‘’Jordan Misja’’ dhe 2 të tjerë në paraburgimin 302, ‘’Mine Peza’’.

Rezulton se i infektuari i parë ishte italiani G.D i cili jetonte në një sektor me 30 persona të tjerë nga ku hetimi epidemiologjik zbuloi se infektoi 18 të burgosur. Fillimisht i infektuari i parë për disa ditë nuk ka shfaqur asnjë simptomë ndërsa në momentin e tamponit ai ka pasur temperaturë 37.5. Ndërsa në përfundim të kontaminimit më Covid-19, të gjithë të prekurit në burgje kanë rezultuar pa shenja dhe asimptomatik.

Të 19 të burgosurit sipas raportit janë vendosur në karantinë dhe janë trajtuar me dietë ushqimore të vecantë, higjienën të shtuar dhe pa asnjë kontakt apo takim me të terë. Ndërsa rezulton se më 28 Prill 2020 një staf civil në burgje është infektuar, juristi i burgut të Rrogozhinës i cili udhëtonte nga Tirana cdo ditë për në punë.

Edhe ndër të testuarit në Rrogozhinë rezultoi se asnjë nga kontaktet që ai kish pasur nuk ishte infektuar. Por si e kanë pritur të burgosurit rregullat e karantinës? Sipas raportit të brendshëm ata kanë manifestuar pranim të këtyre rregullave dhe distancimit shoqëror mes tyre.

Shqetësimet tek ta për arsye shëndetësore kanë qenë të pranishme përgjatë gjithë kohës, pa kaluar në nivelin e panikut dhe komunikimet me familjarët i kanë mbajtur nëpërmjet teknologjisë së komunikimit me video-call. Edhe pse në kushtet e karantinës në burgje nuk ka munguar shkelja e rregullave ku për disa të burgosur e paraburgosur është marrë masa e izolimit si në burgun e Vlorës, Recit dhe atë të Drenovës në Korcë.

o/.j/dita

Football news:

Havertz is Interesting to real, but there are no specifics in the negotiations
Ronaldo showed how to train strikes: Up to perfection🎯⚽️. I feel that I am getting stronger💪 🏻
Hennessy on the future of Bayern: With Kimmich, Zule and hopefully Sane, Alaba and Tiago, we will have a competitive team
Inter will not buy Biragi for 12 million euros. The defender will return to Fiorentina
The locomotive has started a campaign to Write him a letter Pavlovich! Today, the coach leaves the club
Care Semed from Barca would be a mistake. Elder about the Catalan defender
The experience of Bazhenov and Sabitov will be useful to Olympus-Dolgoprudny. Bilyaletdinov about the new club