Albania

Nga Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë te procedurat tatimore/ Meta dekreton 4 ligje

TIRANË, 5 gusht /ATSH/- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekretoi me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë të cilat janë: Ligji për “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”,  “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare” dhe “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Sipas njoftimit të publikuar nga Presidenca, Ligji për “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”. Çdo nismë ligjore që synon realisht përafrimin e legjislacionit shqiptar në përgjithësi dhe atij në fushë e transportit ajror në veçanti, në përputhje me Acquis të Bashkimit Europian, mirëpritet nga Presidenti i Republikës.

Për më tepër kur ndryshimet në legjislacionin e brendshëm synojnë të përmbushin një pjesë të detyrimeve të Marrëveshjes për Krijimin e Zonës së Përbashkët Europiane të Aviacionit Civil.

Shqipëria si shtet anëtar i ICAO-s (Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) dhe si aspirant për t’u asociuar në EASA (Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë në Operim të Aviacionit), ka detyrimin e përmirësimit të legjislacionit për përdorimin e hapësirës ajrore shqiptare në mbrojtje të sigurisë në fluturim dhe të të drejtave e interesave të pasagjerëve.”

Ndërsa përmes 3 ligjeve:  Ligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, Ligji “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”” dhe Ligji “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, shtyhen afatet e fillimit të efekteve ligjore për vënien në funksionim të plotë të sistemit të ri të monitorimit të qarkullimit dhe afatet për raportim nga subjektet që kanë detyrim deklarim sipas kuadrit të ri ligjor.

“Këto tre ndërhyrje në ligjet ekzistuese, janë dekretuar me shpallje, për të respektuar nevojën e institucioneve dhe njëkohësisht edhe të subjekteve për më shumë kohë, për t`iu përshtatur infrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor.

Presidenti i Republikës, evidenton se, Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi, në ndërmarrjen e nismave dhe miratimin e ligjeve bazë, duhet të kishin vlerësuar më mirë të gjitha të dhënat faktike për përcaktimin e afateve kohore realiste, duke shmangur kështu nevojën e amendimeve të vazhdueshme të ligjeve të miratuara rishtaz”, bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Pep about 3:1 with Wolverhampton: Sometimes Manchester City enter the season quickly, sometimes they don't. We played well
Kevin de Bruyne: Wolverhampton have caused Manchester City problems before. I am glad that we played well
Stefano Pioli: Milan are confident, can grit their teeth and fight. Zlatan proves that he is a champion
Ibrahimovic on the Bologna double: If I was 20 years younger, I would have scored a couple more. But I'm not old
Cavani's entourage and Atletico discussed a two-year contract at a hotel meeting
Abramovich is suspected of secretly investing in players of other clubs
Ibrahimovic has scored 23 consecutive seasons at club level