Albania

“Ngeci” në një hotel në Dubai nga pandemia, artisti kërkon të thyejë rekord me një pikturë gjigande

Artisti britanik Sacha Jafri ka punuar për një pikturë në kanavacë të madhe sa dy fusha futbolli për shtatë muaj në një hotel në Dubai, duke dashur të shkruhet në Librin e Rekordeve Guinness dhe të ndihmojë fëmijët e varfër.

Zbathur në një kanavacë shumëngjyrëshe me përmasa rreth 2000 metra katrorë, shtrirë në një hotel të famshëm në Dubai, Jafri dëshiron të thyejë rekordin botëror për pikturën më të madhe në kanavacë dhe të fitojë para që do të ishin të destinuara për iniciativa arsimore dhe shëndetësore për fëmijët e varfër.

Javën tjetër, pasi të ketë mbaruar punën në pikturën e madhe, ajo do të pritet në 60 copë dhe ai shpreson për fonde shtesë kur pjesë të “rrugës së tij të njerëzimit” do të dalin në ankand në shkurt 2021.

Blerësit do të “zotërojnë një pjesë të pikturës më të madhe të krijuar ndonjëherë, dhe përveç kësaj ata do të kenë një pjesë të historisë, pra një pjesë të njerëzimit”, tha artisti.

Jafri ka e ka punuar krtyeveprën e tij artistike që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në hotelin ku ai ngeci pasi u mbyll.

Ai shpjegon se pandemia e shtyu atë të konsideronte mënyra për të ndihmuar fëmijët, veçanërisht ata që jetojnë në pjesët më të varfra të botës.

Fëmijët e 140 vendeve, indirekt morën pjesë në krijimin e veprës artistike, duke i dërguar pikturat e tyre.

Football news:

Levandovsky has 9 goals after 5 rounds. 14 Bundesliga clubs have scored less than that
Fati is the youngest goalscorer in the Clasico. He broke Raul's 1995 record
Ramos is playing his 31st match against Barca for Real Madrid in La Liga. He repeated the record of Raul and hento
Pep Guardiola: Manchester City lost 7 points - that's a lot. But problems arose for various reasons
Sandro Schwartz: Dynamo played intensely and scored 3 goals. We wanted to be more active in the attack
The tour in Italy started with a cool comeback with 6 goals. But it was difficult to see, because the main star was a dense fog
Guardiola supported Aguero, who put his hand on the shoulder of the female referee: Everything was fine. He has repeatedly put his hand on me